Abdixhiku: E mirëpresim përgjigjen e Presidentes për pyetjen jologjike të partisë së parë, nesër ua kërkojmë përsëri dorëheqjet
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e mirëpresin përgjigjen udhëzuese të presidentes së Kosovës sa i përket vazhdimit të seancës konstituive, duke thënë se pyetja e Lëvizjes Vetëvendosje ishte e palogjikshme. Abdixhiku ka thënë se LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të Kushtetutës dhe se edhe nesër do të kërkojnë dorëheqjen
Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se e mirëpresin përgjigjen udhëzuese të presidentes së Kosovës sa i përket vazhdimit të seancës konstituive, duke thënë se pyetja e Lëvizjes Vetëvendosje ishte e palogjikshme.
Abdixhiku ka thënë se LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të Kushtetutës dhe se edhe nesër do të kërkojnë dorëheqjen e Kurtit dhe ministrave që janë bërë deputet.
“Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike!”, ka shkruar Abdixhiku.
Reagimi i plotë:
Siç dhe paralajmëruam me Komunikatë, Seanca Plenare nuk mbahet peng e tekeve bllokuese e intencës ofenduese të partisë së parë. Dramat eventualisht bien; me to dhe zhurma që provohet të bëhet propagandë!
Seanca plenare mbahet me detyrim brenda 48 orëve; siç u paralajmërua edhe vendimi ynë si Grup Parlamentar!
LDK do të vazhdojë të sillet në mbrojtje të ligjeve e Kushtetutës dhe sëkëndejmi të vet Republikës. Këtë punë kanë deputetët e vendit.
Nesër, sërish, përfaqësuesit tanë do të kërkojnë dorëheqjen e gjithë atyre që me zor duan t’i mbajnë dy poste përjashtuese në të njëjtën kohë. Do ta kërkojnë si obligim ligjor, si rrjedhë kushtetuese, si logjikë demokratike!
Republika mbi të gjitha!