Abdixhiku mbledh asamblistët e LDK-së: Të njëjtit që bartën fitoren e vjeshtës së vitit 2021, do të bartin ringritjen tonë të 9 shkurtit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së. Abdixhiku ka njoftuar se janë mbledhur të gjithë asambleistët e LDK-së, nga i gjithë vendi , me rastin e themelimit të Forumit të Këshilltarëve Lokal. Sipas tij, kjo përberje vjen si risi e skenës politike në
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka shkruar lidhur me takimin që pati me asambleistët e LDK-së.
Abdixhiku ka njoftuar se janë mbledhur të gjithë asambleistët e LDK-së, nga i gjithë vendi , me rastin e themelimit të Forumit të Këshilltarëve Lokal.
Sipas tij, kjo përberje vjen si risi e skenës politike në vend, ku tha se janë 209 asambleistë të dalë në zgjedhjet e fundit lokale, që do të koordinojnë politikat lokale dhe të partisë.
“Të gjithë asambleistët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga i gjithë vendi, u mblodhën sot, në themelimin e Forumit të Këshilltarëve Lokal, trup ky i ri i organizimit tonë partiak. Ky trup, kjo përbërje, vjen si risi e skenës politike në vend. Të 209 asambleistët e dalë në zgjedhjet e fundit lokale, të gjithë drejtorët e kryesuesit do t’i koordinojnë jo vetëm politikat e përvojat lokale, por dhe do t’i përfaqësojnë vlerat tona partiake në përfaqësimet e tyre politike”, ka thënë Abdixhiku.
“Secili nga ta, i zgjedhur me votë direkte, përbën një aset tonin të madh. Ky aset po funksionalizohet para zgjedhjeve të ardhshme nacionale. Të njëjtit që bartën fitoren e vjeshtës së vitit 2021, do të bartin ringritjen tonë të 9 shkurtit”, ka theksuar ai.
Tutje Abdixhiku ka njoftuar se sot është zgjedhur edhe kryesia prej 42 antarë.
“Anëtarët e Forumit sot zgjodhën dhe Kryesinë prej 42 anëtarëve, prej 42 këshilltarëve lokal, prej të cilëve 50% ishin gra. Në krye të këtij organizimi, u zgjodh Ilir Ferati, Kryetari i Degës dhe Komunës së Istogut! Me ta, me të tjerë plot, e ardhmja e Lidhjes dhe vet Republikës mbetet e fortë”, ka thënë i pari i LDK-së, Lumir Abdixhiku./Front Online/
Postimi i tij i plotë: