Abdixhiku nga Deçani: Bashkë do ta bëjmë realitet ndryshimin që e meriton vendi ynë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sonte disa familje në Deçan. I pari i LDK-së, ka thënë se bashkë me qytetarët, do ta bëjnë ndryshimin për vendin tonë. “Kullat e odat e bukura të Deçanit, të pasura me histori e tregime të shumta, u hapën për ne në takimet e sontme
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar sonte disa familje në Deçan.
I pari i LDK-së, ka thënë se bashkë me qytetarët, do ta bëjnë ndryshimin për vendin tonë.
“Kullat e odat e bukura të Deçanit, të pasura me histori e tregime të shumta, u hapën për ne në takimet e sontme në Strellc e në Drenoc. Në mesin e shumë qytetarëve të përkushtuar e punëtorë biseduam për të njëjtat shqetësime e sfida që po i dëgjojmë çdo ditë gjithandej nëpër Kosovë. Familje dhe qytetarë që, përkundër vështirësive të shumta, mbajnë gjallë shpresën për një Kosovë të zhvilluar dhe të drejtë”, ka shkruar Abdixhiku.
“Në çdo bisedë e dorështrëngim, po e ndiejmë se durimit të qytetarëve po i vjen fundi, dhe ata po presin zgjidhje konkrete për problemet që po i rëndojnë. Ata duan rrugë të sigurta, ekonomi të fortë dhe jetë me mirëqenie e dinjitet. Ata e dijnë se këto zgjidhje i ofron vetëm Lidhja Demokratike e Kosovës, si forca e vetme politike në vend që e ka edhe vizionin edhe programin për një të ardhme më të mirë. Pikërisht për këtë qëndroj unë dhe ekipi im”, ka thënë tutje Abdixhiku.