Bajrami: Gërvalla dje e tha një të pavërtetë, nuk mu përgjigj në asnjë pyetje
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i tha se do të shihen në muajin shkurt, kur mbahen zgjedhjet. Bajrami tha se Gërvalla ”dje e ka thënë një të pavërtetë, në asnjë prej pyetjeve te mia nuk u përgjigj. ”Një ministre
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka komentuar deklaratat e Ministres së Jashtme, Donika Gërvallës, e cila opozitës dje i tha se do të shihen në muajin shkurt, kur mbahen zgjedhjet.
Bajrami tha se Gërvalla ”dje e ka thënë një të pavërtetë, në asnjë prej pyetjeve te mia nuk u përgjigj.
”Një ministre e cila nuk mu përgjigj në asnjë pyetjen se sa njohje ja ka sjellë Kosovës, sa anëtarsime, më tregojke mu se qysh ajo bashkë me Kryeministrin e ka guximin me shku në Norvegji e me u përballë me kritikat e tyre”, tha Bajrami ne Rtv21.