Abdixhiku: Nga java e parë e qeverisjes sime s’do ketë pensione më të vogla se 150 euro
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rritjen e sotme nga ana e Qeverisë të pensioneve për 20 %. Abdixhiku ka vlerësuar se rritja e pensioneve për 20% është e pamjaftueshme. Sipas tij, kjo rritje e pamjaftueshme erdhi në kohën kur do të nis fushata zgjedhore për votimet e 9 […]
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka komentuar rritjen e sotme nga ana e Qeverisë të pensioneve për 20 %.
Abdixhiku ka vlerësuar se rritja e pensioneve për 20% është e pamjaftueshme.
Sipas tij, kjo rritje e pamjaftueshme erdhi në kohën kur do të nis fushata zgjedhore për votimet e 9 shkurtit.
Tutje, ai është zotuar që nëse i fiton zgjedhjet në javën e parë të qeverisjes nuk do të ketë pension nën 150 euro.
“Rëndësi ka që njerëzit e Kosovës pas katër viteve pritje, pensionistët e Kosovës që një pjesë e tyre kanë jetuar në kushte rënda përballueshmërisë, me rritje çmimeve si as njëherë më parë në histori të Kosovës. Në prag të fushatës elektorale marrin lajmin për rritjen e pensionëve edhe atë pamjaftueshëm. Inflacioni në Kosovë për katër vite është 22%, e rrit pensionet 20% nënkupton që je mangu”, tha Badixhiku në T7.
“Këta pensionist do të kenë rritje të pensioneve që në javën e parë të qeverisjes. Nuk do të ketë pension më të vogël se 150 euro”, ka thënë Abdixhiku.
Ai iu tha pensionerëve “merrni paratë”, por iu kërkoi “që mos t’i besojnë kësaj qeverie”, që sipas Abdixhikut është duke i mbajtur peng.