Abrashi i VV’së kritika Presidentes: Foli me termat e një autoriteti të Kushtetutës, por s’dha zgjidhje për problemin

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit. Ai tha se Osmani nuk dha zgjidhje se si të dilet nga problemi që e adresoi kryesuesi Avni Dehari. “Në mbledhjen e 15 prillit, kryesuesi i Kuvendit duke e pa këtë situatë me plotë të drejtë

Prill 17, 2025 - 22:00
 0  5
Abrashi i VV’së kritika Presidentes: Foli me termat e një autoriteti të Kushtetutës, por s’dha zgjidhje për problemin
abrashi-i-vv’se-kritika-presidentes:-foli-me-termat-e-nje-autoriteti-te-kushtetutes,-por-s’dha-zgjidhje-per-problemin

abrashi-i-vv’se-kritika-presidentes:-foli-me-termat-e-nje-autoriteti-te-kushtetutes,-por-s’dha-zgjidhje-per-problemin

Artan Abrashi nga Lëvizja Vetëvendosje, ka hedhur kritika ndaj presidentes Osmani, pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit.

Ai tha se Osmani nuk dha zgjidhje se si të dilet nga problemi që e adresoi kryesuesi Avni Dehari.

“Në mbledhjen e 15 prillit, kryesuesi i Kuvendit duke e pa këtë situatë me plotë të drejtë iu adresua presidentes së shtetit në lidhje me atë se si të dalim dhe veprojmë tash e tutje, sepse është një rast i paprecedentë. Në vend se presidentja të jap një drejtim ose udhëzim se si të dilet ajo konstaton vetëm nevojën për të debllokuar institucionet. Ajo foli me termat e një autoriteti të Kushtetutës por nuk dha zgjidhje për problemin që adresoi kryesuesi i Kuvendit”, tha Abrashi në RTK.

Mes tjerash, Abrashi theksoi se ky zhvillim ka shkaktuar një situatë që kërkon diskutime të thella për të gjetur një zgjidhje.