Lapaj në ‘Opinion’: Do kemi rezultat befasues në Republikë!
Unë nuk merrem me llafe, hamendje. Unë do shoh kutitë, kaq!”, kështu deklaroi për “Opinion” udhëheqësi i koalicionit opozitar Nisma Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj. Me bindje, ai tha se rezultati që do korrin do jetë befasues. “Jam i bindur që do kemi një rezultat befasues për këtë Republikë. Na jepni 12 orë kohë dhe do […]

Unë nuk merrem me llafe, hamendje. Unë do shoh kutitë, kaq!”, kështu deklaroi për “Opinion” udhëheqësi i koalicionit opozitar Nisma Shqipëria Bëhet Adriatik Lapaj.
Me bindje, ai tha se rezultati që do korrin do jetë befasues.
“Jam i bindur që do kemi një rezultat befasues për këtë Republikë. Na jepni 12 orë kohë dhe do rilidhemi bashkë nesër në këtë orë.”
Ndryshe nga Agron Shehaj, nuk vuri bast me analistin Baton Haxhiu.
“Nuk vë baste, nëse do në garë noti po, se njeri i zakonshëm jam. I them zotit Baton, të rrijë i qetë që do e marrë më i votuari pas meje. Kemi hyrë për ndryshime të mëdha në vend. Do t’i shohim ça kanë hedhur qytetarët në kuti”, përfundoi Lapaj.