Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit?
Në selinë e VMRO-DPMNE-së dje u realizua takimi i parë në nivel të grupeve punuese mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN. Në takim sipas komunikatës së VLEN është theksuar nevoja për mbajtjen e përcaktimeve programore, të kihet kujdes me principet e dakorduara, dinamizim i fuqishëm i integrimeve të BE-së, lufta e pa kompromis kundër korrupsionit. Gjithashtu […] The post Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit? appeared first on InfoShqip.com.
Në selinë e VMRO-DPMNE-së dje u realizua takimi i parë në nivel të grupeve punuese mes VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit VLEN.
Në takim sipas komunikatës së VLEN është theksuar nevoja për mbajtjen e përcaktimeve programore, të kihet kujdes me principet e dakorduara, dinamizim i fuqishëm i integrimeve të BE-së, lufta e pa kompromis kundër korrupsionit.
Gjithashtu bëhet e ditur se për resorët do të diskutohet ditët ne vazhdim. Burimet tona flasin që VLEN do të ketë deri në 30% të pushtetit.
Jozyrtarisht flitet që edhe posti i kryetarit të Kuvendit do t’i takojë VLEN-it, por ende nuk është definuar. Sipas burimeve partiake, dy kandidatët e mundshëm të VLEN-it për këtë post janë kryetari i Alternativës Afrim Gashi dhe Halil Snopçe nga ASH-krahu i Taravarit.
Ndryshe, së fundmi Valbon Limani nga VLEN në Dialy Click në TV21 tha se një nga kërkesat e VLEN-it në bisedime për bashkëqeverisje me VMRO-DPMNE-në është edhe posti i kryeparlamentarit. Limani u shpreh i bindur se do të arrihet marrëveshja që këtë post ta drejtojë një shqiptar/e.
TV21: A është kryeparlamentari në tavolinë të bisedimeve?
Po është”, tha Limani nga VLEN.
TV21: A ka përballje me VMRO-në që nuk e lëshon këtë si pozicion?
“Jo, besoj se do të arrihet marrëveshje për atë”, pohoi Limani.
The post Afrim Gashi dhe Halil Snopçe, kandidatët e VLEN-it për kryetar të Kuvendit? appeared first on InfoShqip.com.