Haxhiu: T’i inkurajojmë viktimat për raportim të dhunës në familje

Inkurajimi i viktimave për raportim të rasteve të dhunës dhe ushtrimi i përgjegjësisë së plotë nga institucionet e drejtësisë kanë qenë mesazhet kryesore në diskutimin “Thyerja e ciklit të dhunës: Integrimi i programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje si pjesë e dënimit”. Ky organizim nga zyra e Këshillit të Evropës në kuadër

Nëntor 7, 2024 - 15:00
 0  7
Haxhiu: T’i inkurajojmë viktimat për raportim të dhunës në familje
haxhiu:-t’i-inkurajojme-viktimat-per-raportim-te-dhunes-ne-familje

haxhiu:-t’i-inkurajojme-viktimat-per-raportim-te-dhunes-ne-familje

Inkurajimi i viktimave për raportim të rasteve të dhunës dhe ushtrimi i përgjegjësisë së plotë nga institucionet e drejtësisë kanë qenë mesazhet kryesore në diskutimin “Thyerja e ciklit të dhunës: Integrimi i programeve për trajtimin e kryerësve të dhunës në familje si pjesë e dënimit”.

Ky organizim nga zyra e Këshillit të Evropës në kuadër të projektit “Përafrimi i ligjeve dhe politikave me Konventën e Stambollit”, solli konfirmimin e zëvendës shefit të kësaj zyre, Tankut Soykan, se Programi Kombëtar për Kryerësit e Dhunës ndaj Grave është efektiv.

“Programi mbështet viktimat dhe qëllimi është që të garantojnë siguri dhe mbështetje të viktimave. Zbatimi i duhur i programit kërkon qasje shumë sektoriale dhe bashkëpunim të të gjitha hallkave të zinxhirit për ta luftuar dhunën në familje. Për fat të keq shohim se kryerësit hyjnë dhe dalin nga burgu me të njëjtin mentalitet”, ka thënë ai.

Ndërkaq ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se Programi Kombëtar për Kryerësit e Dhunës ndaj Grave ka mundësuar trajnimin e 15 profesionistëve dhe trajtimin e 20 kryerësve të dhunës, të cilët kanë qenë në Qendrën Korrektuese në Dubravë.

“Është rritur numri i raportimeve. Dhuna po raportohet dhe si institucione duhet t’i inkurajomë viktimat që të raportojnë dhunën. Është e rëndësishme që institucionet përgjegjëse të përgjigjen profesionalisht në përputhje me përgjegjësitë që kanë, sepse kur viktimat raportojnë rastet e dhunës është e rëndësishme që të kenë besimin në polici, institucionet e drejtësisë dhe institucionet e tjera. Besimi në këto institucione rritet kur kryhen detyrat në përputhje me përgjegjësitë”, ka thënë Haxhiu.

Ajo ka folur edhe për rastin e futjes së një personi që akuzohet për dhunë në familje në reality show ‘Big Brother’.

“Mendoj që kur kemi raste të tilla që tenton të normalizoj dhunën, përbashkimi jonë është i rëndësishëm, prandaj jam optimiste që Kosova do të jetë një shtet ku gratë dhe vajzat trajtohen dinjitetshëm dhe nuk tentohet që të bëhet spektakël. Pajtohem që dhunuesit mund të ambientohen por jo në këtë mënyrë”, ka thënë ministrja e Drejtësisë./rtk