Afrim Gashi takon delegacionin suedez: Suedia mbështet rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me një delegacion nga Parlamenti i Suedisë (Riksdagu), Grupi i Miqësisë me Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga znj. Lota Xhonson Fornarve. Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer parlamentar mes dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i jep Maqedonisë së […]

Nëntor 7, 2025 - 19:00
 0
Afrim Gashi takon delegacionin suedez: Suedia mbështet rrugëtimin evropian të Maqedonisë së Veriut

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, zhvilloi një takim me një delegacion nga Parlamenti i Suedisë (Riksdagu), Grupi i Miqësisë me Maqedoninë e Veriut, të kryesuar nga znj. Lota Xhonson Fornarve.

Në takim u diskutua për bashkëpunimin e shkëlqyer parlamentar mes dy vendeve, mbështetjen e vazhdueshme që Suedia i jep Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, si dhe për forcimin e proceseve demokratike dhe lidhjeve ekonomike dypalëshe.

Kryeparlamentari Gashi shprehu kënaqësinë që partnerët suedezë e njohin dhe vlerësojnë angazhimin e institucioneve të vendit për reformat, duke theksuar se Suedia mbetet një mbështetëse e fortë e perspektivës evropiane të Maqedonisë së Veriut.

“Jam veçanërisht i kënaqur që partnerët suedezë e njohin angazhimin tonë për reformat dhe e mbështesin perspektivën tonë evropiane, ndërsa bashkëqytetarët tanë në Suedi janë një urë e rëndësishme që na lidh në mënyrë plotësuese,” theksoi Gashi.