Është arrestuar një 40 vjeçare, dërgoi email kërcënues për bombë në një shkollë në Radovish

Më 06.11.2025, policia ngriti kallëzim penal kundër një 40-vjeçareje nga Radovishi, e cila dyshohet se dërgoi një email kërcënues në një shkollë fillore duke pretenduar se ishte vendosur bombë. Ajo përdori një adresë të krijuar paraprakisht dhe telefonin e saj celular. Pas hetimeve kibernetike u identifikua si autore, ndërsa kontrolli antiterrorist në shkollë konfirmoi se […]

Nëntor 7, 2025 - 19:00
 0
Është arrestuar një 40 vjeçare, dërgoi email kërcënues për bombë në një shkollë në Radovish

Më 06.11.2025, policia ngriti kallëzim penal kundër një 40-vjeçareje nga Radovishi, e cila dyshohet se dërgoi një email kërcënues në një shkollë fillore duke pretenduar se ishte vendosur bombë. Ajo përdori një adresë të krijuar paraprakisht dhe telefonin e saj celular. Pas hetimeve kibernetike u identifikua si autore, ndërsa kontrolli antiterrorist në shkollë konfirmoi se kërcënimi ishte i rremë dhe nuk u gjet asnjë mjet shpërthyes, transmeton Portalb.mk.

“Më 06.11.2025, Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar dhe të rëndë – Njësia për hetimin e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit, në bashkëpunim me Sektorin e krimit kibernetik, ngriti një kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Shkupit kundër V.J. (40) nga Radovishi, me banim në Shkup, për kryerjen e veprës penale “kallëzim i rremë i veprës penale” sipas nenit 366 të Kodit Penal”, thonë nga MPB.

Ajo e kreu krimin duke dërguar përmbajtje kërcënuese në adresën zyrtare të email-it të një shkolle fillore në Radovish përmes provajderit “Google” më 29.10.2025 në orën 06:41 nga një adresë email-i e krijuar paraprakisht dhe duke përdorur telefonin e saj celular, në të cilën ndër të tjera, thuhej ishte vendosur bombë në shkollë.

Përveç kësaj, janë ndërmarrë masa dhe aktivitete të përshtatshme për të përcaktuar origjinën e adresave IP dhe është identifikuar autori i krimit. Në shkollë u krye gjithashtu inspektim antiterrorist, gjatë të cilit u përcaktua se nuk u gjetën eksplozivë ose pajisje.