Agim Çeku: Nuk duhet harruar ndihma e Rexhep Bojës dhe e BIK-ut për UÇK-në
Pos nivelit intelektual dhe vlerës që e kishte si prijës fetar në botën islame, ish-Kryeimami dhe ambasadori, Rexhep Boja, ka dhënë kontribut të madh edhe në luftën për çlirimin e Kosovës. Dhe kjo është periudhë për të cilën, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku tha se nuk duhet të harrohet. Dita e
Pos nivelit intelektual dhe vlerës që e kishte si prijës fetar në botën islame, ish-Kryeimami dhe ambasadori, Rexhep Boja, ka dhënë kontribut të madh edhe në luftën për çlirimin e Kosovës. Dhe kjo është periudhë për të cilën, ish-shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku tha se nuk duhet të harrohet.
Dita e dytë e konferencës shkencore në nderim të Rexhep Bojës është dëshmi se petku fetar, ishte vetëm njëra anë e medaljes së një intelektuali të përmasave rajonale.
Ish-kryetari i Bashkësisë Islame në kohët më të vështira të vendit tonë, nuk mbeti anash as në luftën çlirimtare, madje e ndihmoi pa asnjë hezitim.
“Nuk duhet harruar as ndihmën e madhe që Bashkësia Islame e Kosovës i dha Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me mbështetje logjisitike. Profesor Rexhep Boja dhe BIK e mbështetën luftës për liri në dy mënyra, apo në dy fronte në planin ndërkombëtar duke sensibilizuar për dhunën dhe gjenocidin serb mbi popullatën civile, po ashtu duke argumentuar se lufta e UÇK-së ishte luftë e drejtë dhe e pastër dhe nuk kishe asnjë lidhje me luftën fetare, siç propagandonin qarqet serbe”, ka tënë Agim Çeku –Ish-komandant i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.
Ish-Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, pavarësimin e BIK-ut dhe themelimin e Fakultetit të Studimeve Islame, i cilësoi si dy ndër momentet që provojnë largpamësinë dhe guximin e Bojës.
Dëshmi e veprimtarisë së pakursyer për çështjen kombëtare, janë raportet e tij me figurat kryesore gjatë viteve 90’, që në histori kanë mbetur si dëshmi, biseda, intervista e shumë fotografi, me njerëz të shumë fushave.
“Me një përfaqësim vëllazëror uruam dy festat e mëdha, Bajramin e Kurbanit dhe festën e Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës”, ka thënë Arif Emini – Ish-Kryeimam në Maqedoninë e Veriut.
“Qëllimet dhe puna e tij e sinqertë e përkushtuar profesionale, vizionare dhe mbi të gjitha atdhetare, u mirëkuptuan menjëherë nga udhëheqja politike e kohës”, ka thënë Ferid Agani – Ish-ministër.
“Në pyetjen e radhës të Adem Demaçit, si zhvillohen marrëdhëniet midis konfesioneve të ndryshme fetare brenda popujve tonë, Dr. Rexhep Boja, përgjigjet. Ne shqiptarët patëm fatin që të kemi tri konfesione fetare, kjo po që shfrytëzohet drejtë është begati e rrallë”, ka thënë Selatin Novosella – Ish i burgosur politik.
Në konferencën shkencore dy-ditore, Dr. Rexhep Boja “Prijës, vizionar dhe burrshtetas i shquar”, kanë marrë pjesë personalitete të shquara, madje edhe të nivelit akademik botëror.