KQZ me njoftim të rëndësishëm se si plotësohet fletëvotimi dhe sa kandidatë për deputetë mund të votojë
Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik. Në zgjedhjet e kaluara ky numër ishte më së shumti deri në 5 kandidatë për
Në zgjedhjet e radhës për Kuvendin e Kosovës, që do të mbahen më 9 shkurt 2025, sipas Ligjit të ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, votuesi ka të drejtë të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të një subjekti politik.
Në zgjedhjet e kaluara ky numër ishte më së shumti deri në 5 kandidatë për deputetë nga një subjekt politik, por kjo është ndryshuar gjatë reformës zgjedhore të përfunduar nga Kuvendi i Kosovës në verën e vitit 2023.
Ky ndryshim ligjor është prezantuar me anë të një videoje nga Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili ka shpjeguar në detaje se si plotësohet fletëvotimi.
Sipas KQZ-së, është e domosdoshme që votuesi të zgjedhë vetëm një subjekt politik, pasi nëse do të zgjedhte më shumë se një të tillë, atëherë fletëvotimi do të ishte i pavlefshëm.
“Mënyra e votimit është kjo: Së pari, në anën e majtë të fletëvotimit, votuesi duhet të zgjedhë vetëm një subjekt politik dhe së dyti, në anën e djathtë të fletëvotimit, votuesi mund të zgjedhë deri në 10 kandidatë për deputetë të atij subjekti politik. Pra, voto vetëm një subjekt politik dhe deri në 10 kandidatë për deputetë”, ka shpjeguar Elezi.
Video e plotë: https://www.facebook.com/share/v/xctkJobjU8xWbmta/