Agim Veliu refuzon të jetë pjesë e listës së LDK-së
Agim Veliu ka refuzuar të jetë pjesë e listës së LDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit. Ai u propozua si kandidat për deputet nga Dega e LDK’së në Podujevë. Veliu ka thënë se nuk është konsultuar fare para se të propozohej, teksa ka shtuar se ...


Agim Veliu ka refuzuar të jetë pjesë e listës së LDK’së për zgjedhjet e 7 qershorit.
Ai u propozua si kandidat për deputet nga Dega e LDK’së në Podujevë.
Veliu ka thënë se nuk është konsultuar fare para se të propozohej, teksa ka shtuar se refuzon “të përdoret”.
“Pikërisht për këto arsye, me respektin më të thellë për anëtarësinë e ndershme të LDK-së, deklaroj publikisht se refuzoj të jem pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e 7 qershorit. Unë nuk largohem nga LDK-ja, sepse është pjesë e jetës sime politike që nga themelimi i saj. Por, refuzoj të përdorem dhe të jem pjesë e një projekti që e largon partinë nga identiteti i saj institucional e shtetndërtues”, ka shkruar Veliu.
Ai ka goditur kreun e partisë, Lumir Abdixhikun dhe ish-Presidenten Vjosa Osmanin.
“Kanë ndryshuar vetëm strategjitë për mbijetesën e tyre politike. Ka ndryshuar edhe motoja, të cilën e solli në LDK e rikthyera nga aventuara e saj pesë vjeçare në kampin majtist. Ajo, bashkë me Lumirin, mashtrimin dhe përdorimin e madh e ambalazhuan në “Bashkim të madh të djathtistëve””, ka shkruar Abdixhiku.
“Jam i bindur se LDK do të çlirohet nga mentaliteti i OJQ-izimit politik dhe do të rikthehet në rolin e saj historik si forcë përgjegjëse shtetformuese. LDK është më e madhe se interesat meskine të dy njerëzve”, thuhet në postim.
Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali lajme.mk.