Agjencia e Kadastrës e përmbylli vitin 2025 me mbi 1.040.000 lëndë të zgjidhura

Agjencia e Kadastrit së patundshmërive në vitin 2025 ka zgjidhur gjithsej 1.040.137 lëndë, gjë që, thuhet në kumtesë, paraqet tregues të qartë për efikasitetin e rritur dhe përkushtimin e vazhdueshëm në sigurimin e shërbimit cilësor dhe me kohë. Paralelisht me këtë, nga Kadastri thonë se tërësisht janë zgjidhur lëndët e mbetura, ndërsa të gjitha kërkesat […]

Jan 2, 2026 - 19:30
 0
Agjencia e Kadastrës e përmbylli vitin 2025 me mbi 1.040.000 lëndë të zgjidhura

Agjencia e Kadastrit së patundshmërive në vitin 2025 ka zgjidhur gjithsej 1.040.137 lëndë, gjë që, thuhet në kumtesë, paraqet tregues të qartë për efikasitetin e rritur dhe përkushtimin e vazhdueshëm në sigurimin e shërbimit cilësor dhe me kohë. Paralelisht me këtë, nga Kadastri thonë se tërësisht janë zgjidhur lëndët e mbetura, ndërsa të gjitha kërkesat vijuese po zgjidhen me kohë, pa ngecje dhe në afatet ligjore.

Në mënyrë shtesë, deri te Sektori për kontroll dhe mbikëqyrje pranë Agjencisë së Kadastrit, janë parashtruar 577 ankesa, prej të cilave 556, respektivisht 96,4 për qind, janë përpunuar tërësisht dhe janë mbyllur.

Në pjesën e regjistrit grafik të tokës ndërtimore, u pranuan 3.878 lëndë, nga të cilat 3.863, respektivisht 99,6 për qind, u zgjodhën me sukses, gjë që tregon nivel të lartë efikasiteti dhe shpejtësie.

Në vitin 2025, në Agjencinë e Kadastrës përmes sistemit elektronik e-Qeveria u paraqitën gjithsej 416 kërkesa për mendime dhe u përgjigjën plotësisht, duke e bërë përqindjen e realizimit të këtij lloji kërkesash 100 për qind.

“Një nga angazhimet kryesore të menaxhmentit ishte ulja sistematike e ngarkesës së rasteve të mbetura, si dhe përpunimi me kohë i kërkesave të sapopranuara. Në këtë drejtim, numri i rasteve aktuale të pazgjidhura është ulur për 47,4 për qind, ndërsa numri i rasteve të pranuara aktualisht në vitin 2025 është rritur për tetë për qind, krahasuar me vitin 2024”, njofton Agjencia e Kadastrës së patundshmërive.