Agjenda e reformave për eurointegrimin në RMV! 750 milionë euro nga BE deri në 2027
Pa e pasur në shqyrtim, për shkak se teksti nuk është lekturuar, para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme u prezantua agjenda e reformave. Zbatimi i reformave do të mundësojë që të tërhiqen para nga Plani për rritje të BE-së. Për Maqedoninë janë paraparë 750 milionë euro deri në vitin 2027. Presidentja Gordana Siljanovska […]
Pa e pasur në shqyrtim, për shkak se teksti nuk është lekturuar, para deputetëve në Komisionin për politikë të jashtme u prezantua agjenda e reformave. Zbatimi i reformave do të mundësojë që të tërhiqen para nga Plani për rritje të BE-së. Për Maqedoninë janë paraparë 750 milionë euro deri në vitin 2027. Presidentja Gordana Siljanovska Davkova tha se agjenda e reformave e mban vendin në kondicion.
Euroambasadori Mihalis Rokas theksoi se vijojnë reforma në sferën e administratës publike, agjendës së blertë, digjitalizimit, sundimit të së drejtës, investimit në resurset njerëzore dhe ekonomi. Me to, Maqedonia do të jetë e gatshme për hyrje në pazarin e vetëm të Unionit.
Ministri për çështje europiane, Orhan Murtezani, vlerësoi se për realizimin e reformave do të nevojiten përpjekje kolektive nga e gjithë shoqëria dhe me to do të plotësohen kriteret për anëtarësim. Murtezani tha se do të duhet Qeveria të vendos cilat projekte do të jenë prioritet për financim kur do të transferohen mjetet nga Unioni.
Kryesuesi me Komisionin, Antonio Milloshoski, paralajmëroi se do të formohet edhe përbërja e re e Këshillit kombëtar për eurointegrime. Përderisa ishte në opozitë, me të kryesonte Aleksandar Nikollovski nga VMRO-DPMNE-ja, ndërsa me ndryshimin e pushtetit tani në këtë pozitë do të jetë kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.