Mbi 50 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal

Më shumë se 71 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinimin kundër gripit sezonal deri më tani, gjë që tregon interesim të madh të njerëzve për t’u mbrojtur nga komplikimet. Më shumë se 50 mijë persona janë vaksinuar deri më tani në pikat e vaksinimit, njoftoi pasditen e sotme Ministria e Shëndetësisë. “Gjithashtu në qendrat e […]

Nëntor 8, 2024 - 19:00
 0  5
Mbi 50 mijë qytetarë janë vaksinuar kundër gripit sezonal

Më shumë se 71 mijë qytetarë janë paraqitur për vaksinimin kundër gripit sezonal deri më tani, gjë që tregon interesim të madh të njerëzve për t’u mbrojtur nga komplikimet. Më shumë se 50 mijë persona janë vaksinuar deri më tani në pikat e vaksinimit, njoftoi pasditen e sotme Ministria e Shëndetësisë.

“Gjithashtu në qendrat e hemodializës janë vaksinuar mijëra persona, ndërsa në shtëpitë e të moshuarve kanë marrë vaksinën mbi 300 persona”, sqarojnë nga atje.

Ata kujtojnë se vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive parandaluese, pasi parandalon shfaqjen e formave më të rënda, komplikimet dhe vdekjen, veçanërisht në grupet e rrezikut.

“Regjistrimi bëhet me plotësimin e aplikacionit në vaccinacija.mk dhe kështu direkt regjistrimin për vaksinim në sistemin “Termini im”. Grupet e rrezikuara të popullatës mbulohen me vaksinim falas”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.