Agjenda e reformave që u miratua nga BE duhet të kalojë në Qeverinë e RMV-së, brenda dy javësh pritet të bëhet publike

Agjenda e reformave për periudhën 2024-2027, e dorëzuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian, tashmë është miratuar, por mbetet ende e pa publikuar. Ky proces vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh dhe negociatash, ku edhe vetë Komisioni Evropian ka kërkuar përmirësime shtesë në këtë dokument strategjik. Sipas burimeve […]

tetor 19, 2024 - 09:01
 0  10
Agjenda e reformave që u miratua nga BE duhet të kalojë në Qeverinë e RMV-së, brenda dy javësh pritet të bëhet publike
Flamuri i Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe i Bashkimit Evropian (BE). Foto: MarkRubens në Canva

Agjenda e reformave për periudhën 2024-2027, e dorëzuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë Maqedoninë e Veriut në Bashkimin Evropian, tashmë është miratuar, por mbetet ende e pa publikuar. Ky proces vjen pas një periudhe të gjatë diskutimesh dhe negociatash, ku edhe vetë Komisioni Evropian ka kërkuar përmirësime shtesë në këtë dokument strategjik. Sipas burimeve të Portalb.mk nga Ministria e Çështjeve Evropiane, agjenda duhet të kalojë edhe një herë në shqyrtim nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut përpara se të bëhet publike, pa dhënë datë konkrete.

Në një bisedë telefonike me përfaqësues të kësaj ministrie, u konfirmua se procesi i rishikimit në qeveri është një hap final dhe i domosdoshëm, por ende nuk ka një afat të saktë për publikimin e saj. Sidoqoftë, përfaqësuesit e ministrisë shtuan se me shumë gjasa, pritet që ky proces të përfundojë brenda një ose dy javëve të ardhshme.

Kjo agjendë reformuese, e cila përfshin reformat thelbësore për integrimin e vendit në BE, konsiderohet një dokument kyç që do të përcaktojë drejtimin e politikave për të ardhmen. Sipas informacioneve të mëparshme, BE kishte kërkuar përmirësime në disa fusha kyçe, veçanërisht në lidhje me sundimin e ligjit, drejtësinë dhe reformat ekonomike, të cilat janë kritere të rëndësishme për avancimin e procesit të integrimit.

Flamuri i Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe i Bashkimit Evropian (BE). Foto: Postmodern Studio në Canva
Flamuri i Maqedonisë së Veriut (RMV) dhe i Bashkimit Evropian (BE). Foto: Postmodern Studio në Canva

Ndërkohë, qytetarët dhe grupet e interesit mbeten në pritje të publikimit të kësaj agjende, e cila pritet të ndikojë në shumë aspekte të jetës politike dhe ekonomike të vendit. Vonesa e publikimit mund të ngre pyetje për transparencën e këtij procesi, duke theksuar nevojën për një qasje më të hapur ndaj qytetarëve në fazat finale të miratimit të reformave.

Komisioni Evropian (KE) pas miratimit, po punon për përgatitjen e marrëveshjeve në bazë të të cilave do të jetë e mundur së shpejti të paguhen fondet e para sipas Planit të Rritjes për rajonin, informoi sot zëdhënësja e KE-së për politikën e fqinjësisë, zgjerimin dhe partneritetet ndërkombëtare, Ana Pisonero.

“Pasi vendet anëtare më 11 tetor dhanë opinion pozitiv për agjendat e reformave që u dorëzuan nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, Komisioni tani do të kalojë në hapin tjetër – miratimin zyrtar të agjendave të reformës. Kjo sigurisht që do të ndodhë së shpejti”, tha Pisonero.

Ajo shtoi se paralelisht me miratimin e agjendave, Komisioni Evropian po punon edhe për përgatitjen e marrëveshjeve me pesë vendet partnere nga Ballkani Perëndimor për Mekanizmin e Reformës dhe Rritjes dhe për kreditë, të cilat do të mundësojnë pagesën e fondeve të parashikuara për parafinancim në kuadër të Planit të Rritjes.

“Këto marrëveshje duhet të nënshkruhen dhe ratifikohen nga shtetet anëtare, kështu që përcaktimi i afatit kohor nuk është qind për qind në dorën tonë. Por pritshmëria është që pagesat të jenë të mundshme së shpejti”, shtoi Pisonero.

Të gjitha vendet e rajonit, me përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës, i paraqitën Komisionit Evropian agjendat e tyre të propozuara të reformave deri në afatin përfundimtar, 1 tetor. Në BeH, procedura për miratimin e agjendës së reformës është ngecur në procedurat ligjore.

Komisioneri Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Oliver Varhey, bëri të ditur se disbursimet e para të fondeve në kuadër të Planit të Rritjes së Ballkanit Perëndimor pritet të realizohen këtë muaj.

“Tani po shënon ora që vendet kandidate të nisin zbatimin e reformave në mënyrë që të ecim përpara me pagesën e mëtejshme të fondeve”, tha Varheji pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare BE-Shqipëri, me të cilën Shqipëria filloi negociatat e anëtarësimit me klasterë.

Varheyi kujtoi se Plani i Komisionit Evropian për rritjen e Ballkanit Perëndimor synon të sigurojë investime shtesë në infrastrukturë, por edhe të ndihmojë vendet e rajonit të krahasojnë reformat thelbësore që janë të nevojshme për t’u bërë anëtarë të Bashkimit. Për këtë qëllim janë dhënë gjashtë miliardë euro në formën e granteve dhe kredive, pagesa e të cilave varet nga arritja e rezultateve në zbatimin e agjendave të përcaktuara reformuese.

Prezantimi i Pakos së zgjerimit të BE-së. Foto printscreen nga video live i Komisionit Evropian
Prezantimi i Pakos së zgjerimit të BE-së. Foto printscreen nga video live i Komisionit Evropian

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka njoftuar se vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të marrin paratë e para nga Plani i Rritjes deri në fund të vitit. Pesë nga gjashtë agjendat e reformës do të miratohen këtë javë, sqaroi ajo, që do të thotë se pagesa e gjashtë miliardë eurove nga Plani i Rritjes mund të fillojë para fundit të vitit.

“Plani i rritjes është më i rëndësishmi dhe me të themi se nuk mund të bllokosh të tjerët. Mund të bllokoni vetëm veten. Nëse dëshironi përparim, bashkëpunoni me të tjerët. Është një proces i bazuar në merita. Sa më shumë që vendet kandidate t’i afrohen qëllimit, aq më mirë për ta, dhe këtë do ta bëjnë vetëm për meritat e tyre”, tha presidentja e KE-së nga Berlini.

Në prill dhe maj të këtij viti, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin 6 miliardë euro nga Brukseli. 

750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë do të jetë shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.

Agjendën e reformave e prezantuan më 27 gusht kryeministri Hristijan Mickoski dhe ministri i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Plani për Rritje për Ballkanin Perëndimor prej 6 miliardë eurosh u miratua nga Komisioni Evropian me 8 nëntor 2023. Ai bazohet në katër shtylla: forcimi i integrimit ekonomik në tregun unik të BE-së; forcimi i integrimit ekonomik brenda Ballkanit Perëndimor përmes tregut të përbashkët rajonal; përshpejtimi i reformave fundamentale dhe rritja e asistencës financiare për të ndihmuar reformat.

Në prill dhe maj të këtij viti, Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së ranë dakord që vendet e Ballkanit Perëndimor të marrin 6 miliardë euro nga Brukseli. 

750 milionë euro janë të destinuara për Maqedoninë e Veriut, kurse kësti i parë do të jetë shtatë përqind, përkatësisht 52.5 milionë euro.