Dimitrovska do të jetë deputetja e re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në seancë ka votuar raportin, me të cilin konstatohet se deputete në Kuvend për pjesën e mbetur të mandatit, në pajtim me Kodin Zgjedhor, bëhet Katerina Dimitrovska, në vend të Marija Mitevës nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni, raporton MIA. Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se seanca e 114-të është konvokuar […]

tetor 22, 2024 - 19:00
 0  5
Dimitrovska do të jetë deputetja e re në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Foto: Teuta Buçi/Portalb.mk

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve sot në seancë ka votuar raportin, me të cilin konstatohet se deputete në Kuvend për pjesën e mbetur të mandatit, në pajtim me Kodin Zgjedhor, bëhet Katerina Dimitrovska, në vend të Marija Mitevës nga VMRO-DPMNE-ja dhe Koalicioni, raporton MIA.

Kryetari i KSHZ-së, Boris Kondarko, informoi se seanca e 114-të është konvokuar pas marrjes së njoftimit nga kryetari i Kuvendit, me të cilin njofton se Kuvendi sot në seancë konstatoi se i ka përfunduar mandati deputetes Miteva, e cila është zgjedhur nga lista e kandidatëve për deputet për Njësinë zgjedhore 1, e propozuar nga Koalicioni “Për Maqedoninë tuaj”, i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja.

“Në përputhje me Kodin Zgjedhor, KSHZ-ja me shkresë e ka njoftuar kandidaten e radhës, Katerina Dimitrovska, nga lista e kandidatëve të dorëzuar për deputetë në Kuvend për NJZ 1 nga i njëjti parashtrues i autorizuar – Koalicioni “Për Maqedoninë tuaj”. KSHZ-ja ka marrë njoftim me shkrim se kandidatja e radhës, Katerina Dimitrovska, e pranon mandatin si deputete në Kuvend për pjesën e mbetur të mandatit në përputhje me Kodin Zgjedhor”, njoftoi Kondarko.

Raportin, KSHZ-ja e ka votuar njëzëri dhe solli përfundim t’i dorëzohet Kuvendit, për të vazhduar procedurën për verifikimin e mandatit të Katerina Dimitrovskës.

Marija Miteva në seancën e Qeverisë më 8 tetor ishte emëruar për zëdhënëse e Qeverisë.

Ndryshe, Venera Latifi Azizi dhe Marija Miteva në seancën e sotme u emëruan zëdhënëse të Qeverisë së RMV-së. Naum Stoillkovski u emërua këshilltar për komunikim me marrëdhënie me publikun i angazhuar për koordinimin e zëdhënësve.

Qeveria aktuale e Maqedonisë së Veriut u votua nga deputetët më 23 qershor të këtij viti në krye me kryeministrin Hristijan Mickoski. Kjo Qeveri përbëhet nga VMRO-DPMNE-ja me partnerët koalicionues – koalicionin VLEN dhe partinë ZNAM.