AGK dënon paralajmërimin intimidues të Faton Pecit kundër disa gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet thellësisht i shqetësuar me paralajmërimin e kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve. AGK-ja vlerëson paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si

tetor 15, 2025 - 19:00
 0
AGK dënon paralajmërimin intimidues të Faton Pecit kundër disa gazetarëve
AGK dënon paralajmërimin intimidues të Faton Pecit kundër disa gazetarëve

AGK dënon paralajmërimin intimidues të Faton Pecit kundër disa gazetarëve

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës shprehet thellësisht i shqetësuar me paralajmërimin e kandidatit të Vetëvendosjes për komunën e Mitrovicës Jugore, Faton Peci se do të padisë disa gazetarë për shkak të publikimit të exit-polleve.

AGK-ja vlerëson paralajmërimin për padi kriminale ndaj gazetarëve si përpjekje e hapur për intimidim dhe pengim të punës së tyre si gazetarë.

”Ky akt i zotit Peci është sulm brutal ndaj lirisë së raportimit në Kosovë, dhe përpjekje për të dekurajuar punën e gazetarëve. AGK e sheh këtë veprim edhe si përpjekje për ta kaluar betejën politike në mediale, gjë që është e papranueshme. Zoti Peci ka një histori të sulmeve ndaj mediave dhe gazetarëve, dhe AGK-ja e fton që të heqë dorë nga kjo praktikë shumë e dëmshme për demokracinë në Kosovë”./klankosova.tv