Pse PDE u tërhoq nga zgjedhjet lokale!? Hoxha: Ideja politike u devalvua, Ahmeti iu besoi njerëzve të gabuar

Pse PDE nuk morri pjesë në zgjedhjet lokale dhe u distancua nga AKI, në Hajde Flasim e sqaroi kryetari i kësaj partie Arjanit Hoxha. Sipas tij, arsyeja ka qenë se u devalvua ideja politike për të t’i propozuar kandidatët më të mirë për kryetar komunash. Si shembull mori komunën e Haraçinës, për të cilën ndonëse […] The post Pse PDE u tërhoq nga zgjedhjet lokale!? Hoxha: Ideja politike u devalvua, Ahmeti iu besoi njerëzve të gabuar appeared first on InfoShqip.com.

Nëntor 6, 2025 - 19:00
 0
Pse PDE u tërhoq nga zgjedhjet lokale!? Hoxha: Ideja politike u devalvua, Ahmeti iu besoi njerëzve të gabuar

Pse PDE nuk morri pjesë në zgjedhjet lokale dhe u distancua nga AKI, në Hajde Flasim e sqaroi kryetari i kësaj partie Arjanit Hoxha. Sipas tij, arsyeja ka qenë se u devalvua ideja politike për të t’i propozuar kandidatët më të mirë për kryetar komunash. Si shembull mori komunën e Haraçinës, për të cilën ndonëse Ridvan Ibrahimi kishte dalë fitues në sondazhe, megjithatë u vendos që të propozohet tjetër kandidat, vetëm për, siç tha, tekeve të disa liderëve brenda AKI-së.

“E marr si shembull komunën e Haraçinës. Unë kam patur në parti kuadër që ka qenë shumë më dinjitoz për ta përfaqësuar komunën e Haracinës. Por unë nuk ja kam kërkuar z.Ahmeti komunën e Haraçinës, jo ndaj respektit të BDI-së, por mua më ka ardhur turp të largoj Ridvan Ibrahimin nga komuna e Haraçinës, kur e dimë shumë mirë për të gjitha projektet dhe punët që ai i ka bërë i ka rregulluar në Haraçinë. Unë kur e kam vendosur pjesëmarrjen në AKI, kam vlerësuar që ata që meritojnë të mbeten në pozicione nuk duhet ne me çdo kusht vetëm se kemi ambicie të ngushta partiake që t’i zëvendësojmë vetëm e vetëm që të na numërohet një komunë si parti politike”, tha Arjanit Hoxha, PDE.

Çështja tjetër e humbjes së komunave sipas Hoxhës ka qenë edhe marrëdhënia mes Ziadin Selës dhe Arben Taravarit të cilët, siç tha, nuk i kanë folur njëri-tjetrit dhe sipas tij, kjo ka ndikuar negativisht në trupin votues

“Kur t’i thua se krijon një besëlidhje, në veshin e qytetarit ti donë të krijosh një pajtesë të madhe për një ide gjithë shqiptare, dhe ti e sh se në gjitha konventat dy liderë brenda AKI-së nuk pranojnë t’ia japin dorën njëri-tjetrit. Dhe ti pret që ta bindësh votuesin për të krijuar një besëlidhje të madhe të kësaj ideje. Mendoj se u devalvua koncepti mbi të cilin është dashur të ndërtohet. Pastaj mos të hyjnë në detaje se këto kanë qenë zgjedhje lokale”, u shpreh Arjanit Hoxha, PDE.

Hoxha shtoi se në fund të fundit barra më e madhe i bie zotëri Ahmetit për këtë që ndodhi në aspekt të komunave, pasi siç tha, Ahmeti iu besoi njerëzve të gabuar.

The post Pse PDE u tërhoq nga zgjedhjet lokale!? Hoxha: Ideja politike u devalvua, Ahmeti iu besoi njerëzve të gabuar appeared first on InfoShqip.com.