Ahmeti dhe Ademi në promovimin e librit për drejtësinë dhe Raportin Marty
Sot, kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga nënkryetari Arber Ademi, mori pjesë në promovimin e librit të autorit dhe veprimtarit Ibish Neziri, “Drejtësia pa Llogaridhënie The post Ahmeti dhe Ademi në promovimin e librit për drejtësinë dhe Raportin Marty appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Sot, kryetari i Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, i shoqëruar nga nënkryetari Arber Ademi, mori pjesë në promovimin e librit të autorit dhe veprimtarit Ibish Neziri, “Drejtësia pa Llogaridhënie – Raporti Marty, Dhomat e Specializuara dhe Deformimi i Drejtësisë”, në ambientet e Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.
Në fjalën e tij, Ahmeti vlerësoi librin si një kontribut të rëndësishëm në trajtimin e një çështjeje të ndjeshme për historinë e afërt të shqiptarëve, duke theksuar nevojën për analizë të thelluar, qasje profesionale dhe debat publik mbi Raportin Marty dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës.
Ai nënvizoi se drejtësia duhet të jetë e paanshme, e bazuar në fakte dhe prova, dhe çdo përpjekje për shtrembërim të së vërtetës historike duhet të përballet me argumente dhe dokumentim të qëndrueshëm institucional dhe shoqëror.
Promovimi u ndoq nga studiues, përfaqësues institucionalë dhe qytetarë të interesuar, duke hapur diskutime mbi dimensionet juridike, historike dhe politike që trajton libri. Gazeta Flaka
The post Ahmeti dhe Ademi në promovimin e librit për drejtësinë dhe Raportin Marty appeared first on Flaka, në çdo lajm... .