Zjarr – Plas përçarja e re në VLEN, Arben Fetai: Kur fraksionet luftojnë për pushtet, lëvizja ha kokën e vet

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda VLEN-it, pasi sipas tij është lënë jashtë procesit të shkrirjes së koalicionit në një parti të vetme. Në një The post Zjarr – Plas përçarja e re në VLEN, Arben Fetai: Kur fraksionet luftojnë për pushtet, lëvizja ha kokën e vet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Mars 11, 2026 - 16:00
 0
Zjarr – Plas përçarja e re në VLEN, Arben Fetai: Kur fraksionet luftojnë për pushtet, lëvizja ha kokën e vet

Zëvendëskryeministri Arben Fetai ka reaguar ashpër ndaj zhvillimeve të fundit brenda VLEN-it, pasi sipas tij është lënë jashtë procesit të shkrirjes së koalicionit në një parti të vetme. Në një reagim publik, Fetai ka tërhequr një paralelizëm të fortë me Revolucionin Francez, duke paralajmëruar se lëvizjet që fillojnë të konsumojnë njerëzit e tyre për shkak të ambicieve të brendshme, në fund shkatërrojnë vetveten.

Revolucioni i ha bijtë e vet… dhe në fund e han kokën e vet”, shkruan Fetai, duke rikujtuar se kjo shprehje lindi gjatë Revolucionit Francez, i cili rrëzoi monarkinë në emër të lirisë dhe barazisë, por përfundoi në përçarje, terror dhe vetëshkatërrim.

Ai shpjegon se edhe në atë kohë fraksionet revolucionare u bashkuan vetëm për një qëllim – rrëzimin e monarkisë – por më pas filluan përplasjet e brendshme që çuan në eliminimin e njëri-tjetrit.

Fraksionet që rrëzuan monarkinë u kthyen kundër njëri-tjetrit. Zhirondinët u eliminuan nga Jakobinët, të moderuarit u shpallën tradhtarë, ndërsa në fund edhe vetë udhëheqësit e terrorit përfunduan në gijotinë”, shkruan Fetai.

Sipas tij, historia dëshmon se kur brenda një lëvizjeje fillojnë spastrimet dhe intrigat për pushtet, procesi shndërrohet në një vetë-shkatërrim politik.

Kur një lëvizje fillon të konsumojë njerëzit e saj për shkak të apetiteve të fraksioneve, ndonjëri mund të forcohet përkohësisht, por në fund lëvizja ha kokën e vet”, thekson Fetai.

Deklarata e tij vjen në një moment kur në VLEN po zhvillohet procesi i shkrirjes në një parti të vetme, ndërsa Fetai – si bartës i fraksionit të Aleancës për Shqiptarët që mbeti në qeveri pas largimit të krahut të Arben Taravarit gati një vit më parë – është lënë jashtë këtij procesi.

Në reagimin e tij, Fetai paralajmëron se përçarjet dhe spastrimet e brendshme mund të krijojnë një vakum politik, ashtu siç ndodhi pas Revolucionit Francez, kur sipas tij intrigat dhe lufta për pushtet shkatërruan elitën revolucionare dhe hapën rrugën për ngritjen e një figure të vetme autoritare.

Historia tregon se kur një lëvizje përçahet nga brenda dhe fillon të eliminojë njerëzit e saj, ajo mund të duket se fiton përkohësisht, por në fund përfundon duke shkatërruar vetveten”, përfundon Fetai.

Pas deklaratës së tij, e cila vendos në shënjestër Izet Mexhitin, Bilall Kasamin dhe drejtuesit e tjerë të VLEN-it, nuk kanë munguar edhe reagimet e para publike.

Gazetari Furkan Saliu reagoi me një koment ironik dhe simbolik, duke iu referuar vetë paraleles historike që Fetai përdori me Revolucionin Francez.

VLEN-i mund të bashkohet edhe pa Arben Fetain, por rrezikon të krijojë një hapësirë të re politike ku Fetai mund të rikthehet në skenë si Napoleoni”, shkroi Saliu.

Me këtë reagim, gazetari sugjeron se përjashtimi i Fetait nga procesi i bashkimit të VLEN-it mund të krijojë një boshllëk politik, i cili potencialisht mund të shfrytëzohet nga vetë Fetai për t’u rikthyer në skenë me një rol të ri politik.

Paraqitja e tij e fundit duket se ka hapur një debat edhe më të gjerë brenda kampit politik shqiptar, duke “hapur kutinë e Pandorës” në VLEN. Në të njëjtën kohë, edhe një tjetër zyrtar i kabinetit qeveritar dhe nënkryetar i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani, ditët e fundit ka lëshuar një breshëri akuzash ndaj drejtuesve të VLEN-it dhe vetë Lëvizjes Besa.

Limani reagoi ashpër pas vizitës së krerëve të VLEN-it në Prekaz, te familja e komandantit legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari, gjatë ditëve përkujtimore të Epopeja e UÇK-së.

Guri i Prekazit i njeh mirë: edhe ata që iu përgjigjën me pushkë, edhe ata që vijnë me duart në xhepa”, u shpreh Limani me tone të ashpra, duke komentuar vizitën e drejtuesve të VLEN-it në Prekaz.

Deklaratat e fundit të Fetait dhe Limanit po shtojnë tensionet në kampin e VLEN-it, duke nxjerrë në sipërfaqe përplasjet dhe pakënaqësitë e brendshme që po shoqërojnë procesin e riorganizimit dhe bashkimit të këtij koalicioni politik. Gazeta Flaka

The post Zjarr – Plas përçarja e re në VLEN, Arben Fetai: Kur fraksionet luftojnë për pushtet, lëvizja ha kokën e vet appeared first on Flaka, në çdo lajm... .