Ahmeti komenton për atë se “Fronti evropian” a mund t’i humbë dy deputetë

Vendimi i Gjykatës Administrative dhe i KSHZ-së që të rivotohet në 6 vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe në një vendvotim në Njësinë e gjashtë zgjedhore ka mbledhur sot Kryesinë e BDI-së, transmeton TV21. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se VMRO-DPMNE dhe LSDM po bëjnë çmos që t’i merren dy deputetë Frontit, por […]

maj 18, 2024 - 21:01
 0  7
Ahmeti komenton për atë se “Fronti evropian” a mund t’i humbë dy deputetë
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti. Foto: Portalb.mk/arkiv

Vendimi i Gjykatës Administrative dhe i KSHZ-së që të rivotohet në 6 vendvotime në Njësinë e pestë zgjedhore dhe në një vendvotim në Njësinë e gjashtë zgjedhore ka mbledhur sot Kryesinë e BDI-së, transmeton TV21.

Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti tha se VMRO-DPMNE dhe LSDM po bëjnë çmos që t’i merren dy deputetë Frontit, por që theksoi se i dinë të gjitha detajet nga marrëveshjet e fshehta.

“Nuk është çështja këtu nëse i humbë apo i fiton Fronti Europian dy mandate. Fronti Europian ka fituar zgjedhjet më 8 maj 2024. Fitorja e Frontit është vulosur më 8 maj. Të gjitha akrobacionet politike, marrëveshjet e fshehta nëpër podrume janë të papranueshme dhe janë të dënueshme. Sepse përbëjnë hap pas. Dhe asnjë hap pas nuk duhet të tolerohet por të gjitha palët duhet të reflektojnë. Ne i dimë të gjitha në detaje marrëveshjet në podrumet e kuqe, marrëveshjet politike, dhe në të ardhmen do të dalim në detaje për të gjitha marrëveshjet ku do t’i demaskojmë në opinion”, deklaroi Ahmeti.

Gjykata Administrative mbrëmë i refuzoi si të pabaza të gjithë shtatë paditë nga “Fronti evropian” kundër vendimeve të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) për rivotim në zgjedhjet parlamentare. Edhe Komisioni Shtetëror i zgjedhjeve sot njëzëri e miratoi propozimin që në këto shtatë vendvotime të përsëritet votimi më 22 maj të vitit 2024.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në RMV u mbajtën me 8 maj 2024. Sipas rezultateve, VMRO-DPMNE fitoi 58 deputetë, Fronti Evropian 19, LSDM 18, VLEN 13, E Majta 6 dhe Znam 6. Përbërja e re e Kuvendit duhet të konstituuohet më së voni 20 ditë pas zgjedhjeve.