Ahmeti: VLEN-i nuk është më VLEN por është LEN, i guximshëm hapi i Taravarit!
Kreu i BDI-së, prijës i Frontit Europian, Ali Ahmeti, e quan të guximshëm hapin e kreut të ASH-së Arben Taravari, që nuk është më pjesë e VLEN-it, pas mospajtimeve që The post Ahmeti: VLEN-i nuk është më VLEN por është LEN, i guximshëm hapi i Taravarit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Kreu i BDI-së, prijës i Frontit Europian, Ali Ahmeti, e quan të guximshëm hapin e kreut të ASH-së Arben Taravari, që nuk është më pjesë e VLEN-it, pas mospajtimeve që kishin brenda koalicionit.
“Sigurisht ne e vlerësojmë hapin e guximshëm të z.Taravari që e ka kuptuar shumë më herët që kjo qeveri nuk është asgjë më shumë sesa një qeveri antishqiptare, sepse ka ardhur në pushtet me platformë antishqiptare”, tha Ali Ahmeti.
Taravari nuk është më pjesë e VLEN-it, pasi liderët e tjerë të këtij koalicioni nuk pranuan që të dalin me lista të veçanta për këshilltarët komunal siç kërkonte ai. Pasi i ndanë rrugët, Taravari u shpreh i hapur për bashkëpunim me të gjitha subjektet për kandidaturat për kryetarë komunash. Po a ka në Frontin Euorpian vend bashkëpunimi me Taravarin?
“Akoma nuk ka biseda finale. BDI akoma nuk i ka thirrur organet drejtuese të partisë. Mendoj se brenda javës do të thirren organet më të larta të partisë. Do të shqyrtohen të gjitha situatat”, tha Ahmeti.
Duke komentuar deklaratat nga ASH se duan të mbeten pjesë e Qeverisë, Ahmeti rikujtoi deklaratën e Taravarit i cili ka thënë se nuk ka lindur në qeveri dhe se nuk do ta kishin problem të mos jenë në pushtet.
“Në momentin që do të jetë i papranueshëm, jo i përshtatshëm, ai mund të largohet, por këto janë çështje të z.Taravari, jo të BDI-së, as të Frontit Europian. Janë çështje të brendshme që z.Taravari duhet t’i drejtojë dhe menaxhojë. Unë çfarë shoh është se VLEN-i nuk është më VLEN por është LEN”, deklaroi ai.
E i pyetur për shkrirjen e VLEN-it në një parti të vetme dhe nëse kjo do të jetë sfiduese për BDI-në, kreu i integristëve u shpreh se BDI nuk ka pasur oponentë dhe se ende është lëvizje kombëtare dhe tematike që brenda vetes ka të gjithë ata që janë të interesuar ta shpijnë vendin dhe kombin përpara.
The post Ahmeti: VLEN-i nuk është më VLEN por është LEN, i guximshëm hapi i Taravarit! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .