Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit ‘prime’

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një përplasje të fortë mes Gjestit, Rozanës dhe Eglit, të cilët u përfshinë në një debat të ashpër që tensionoi atmosferën brenda shtëpisë. Diskutimi mes tyre nisi me akuza dhe kundërakuza, duke përfshirë edhe ironi e tone të larta, ndërsa secili nga banorët tentonte […]

Mars 30, 2025 - 05:00
 0  6
Gjesti kapet në një moment të sikletshëm gjatë transmetimit të drejtëpërdrejtë të spektaklit ‘prime’

Spektakli i së shtunës në Big Brother VIP Albania 4 solli një përplasje të fortë mes Gjestit, Rozanës dhe Eglit, të cilët u përfshinë në një debat të ashpër që tensionoi atmosferën brenda shtëpisë.

Diskutimi mes tyre nisi me akuza dhe kundërakuza, duke përfshirë edhe ironi e tone të larta, ndërsa secili nga banorët tentonte të mbronte qëndrimin e tij.

Por mes debatit të zjarrtë, një moment i sikletshëm i Gjestit nuk kaloi pa u vënë re nga kamerat e transmetimit të drejtpërdrejtë. Në një çast ku biseda ishte në kulmin e saj, Gjesti u pa duke hequr atleten nga këmba dhe më pas duke nuhatur çorapen për të kontrolluar nëse kishte erë.

Ky veprim u kap menjëherë nga audienca dhe brenda pak minutash filloi të shpërndahej në rrjetin social X (ish-Twitter), ku përdoruesit nisën të krijonin meme humoristike.

Reagimet online ishin të menjëhershme, me shumë ndjekës të spektaklit që bënë shaka me momentin e Gjestit, duke e quajtur atë një nga skenat më komike të këtij edicioni. Disa e krahasonin me situata të përditshme, ndërsa të tjerë e cilësuan si një nga episodet më të papritura të Big Brother VIP Albania 4.

Pavarësisht debatit të tensionuar, ky detaj humoristik duket se i ka lehtësuar disi emocionet e natës, duke sjellë një dozë argëtimi mes diskutimeve të nxehta në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.