Aksident i rëndë mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sontme në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, më saktë tek udhëkryqi i Lipjanit. Në pamjet që janë publikuar nga mediumi Indeksonline, në aksident janë përfshirë tri vetura. Nuk dihet ende nëse nga ky aksident kanë mbetur persona të lënduar. Front Online ka tentuar të marrë informata nga Policia lidhur

shkurt 1, 2025 - 02:00
 0  4
Aksident i rëndë mes tri veturave në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sontme në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, më saktë tek udhëkryqi i Lipjanit.

Në pamjet që janë publikuar nga mediumi Indeksonline, në aksident janë përfshirë tri vetura.

Nuk dihet ende nëse nga ky aksident kanë mbetur persona të lënduar.

Front Online ka tentuar të marrë informata nga Policia lidhur me aksidentin, por të njëjtit nuk janë përgjigjur.