Aksidenti me fatalitet në autostradën “Ibrahim Rugova”, tre të lënduar po trajtohen në spitalin e Prizrenit
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”. Nga ky aksident po ashtu tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe po trajtohen në spitalin e Prizrenit. Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga shefi i Emergjencës Hekuran Veçgishti. “Tre persona i kanë sjellur tek ne. Gjendja e tyre aktualisht është stabile. Ata po
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sonte në autostradën “Ibrahim Rugova”.
Nga ky aksident po ashtu tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe po trajtohen në spitalin e Prizrenit.
Kjo u konfirmua për Klankosova.tv nga shefi i Emergjencës Hekuran Veçgishti.
“Tre persona i kanë sjellur tek ne. Gjendja e tyre aktualisht është stabile. Ata po vazhdojnë të marrin trajtimin mjekësor”, tha ai për Klankosova.tv
Lidhur me rastin detaje ka dhënë edhe policia e Kosovës, por duke mos dhënë asnjë shifër konkrete rreth numrit të viktimave.
Zëdhënësi i policisë Daut Hoxha, tha për Klankosova.tv se në aksident ishin të përfshirë një automjet me targa të huaja, një kamion dhe një automjet me targa vendore.