Aksident me vdekje në autostradën “Ibrahim Rugova”, policia jep informatat e para
Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Të paktën tri automjete janë përfshirë në këtë aksident. Hoxha nuk ka treguar numrin e viktimave, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë. Konfirmimi i tij
Sonte në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ka konfirmuar për Gazetën Express zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
Të paktën tri automjete janë përfshirë në këtë aksident.
Hoxha nuk ka treguar numrin e viktimave, duke thënë se për detaje tjera do të njoftohen mediat me kohë.
Konfirmimi i tij i plotë:
Ne vendin e aksidentit kanë dalë njësitet relevante policore dhe ekipe tjera. Policia është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore lidhur me shkaktarët e këtij aksidenti të rendë.