Aksidenti në Rashçe-Saraj – gjendet makina, 4 persona ende të zhdukur

Tashmë është gjetur makina e cila pasditen e sotme ra në lumin Vardar, më saktësisht në rrugën Rashçe-Saraj, shkruan Alsat. Sipas raportimeve të deritanishme, bëhet e ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci. Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, […]

Jan 3, 2025 - 03:00
 0  13
Aksidenti në Rashçe-Saraj – gjendet makina, 4 persona ende të zhdukur

Tashmë është gjetur makina e cila pasditen e sotme ra në lumin Vardar, më saktësisht në rrugën Rashçe-Saraj, shkruan Alsat.

Sipas raportimeve të deritanishme, bëhet e ditur se bëhet fjalë për dalje nga rruga të një makinë brenda së cilës udhëtonin 5 persona të familjes Arsllani nga Gërçeci.

Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.

Alsat mëson gjithashtu se pasagjeri i pestë është një fëmijë 5 vjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin Vardar ka fluturuar jashtë makinës, është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është sjellë në spitalin 8 shtatori në Shkup.

Ende nuk ka një pasqyrë të qartë rreth gjendjes shëndetësore të fëmijës ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë për 4 personat e tjerë në makinën e aksidentuar.

Tashmë edhe MPB, ka dalë me një komunikatë për media, ku thuhet se aksidenti në rrugën Rashçe-Saraj ka ndodhur rreth orës 16:00, ndërkaq thonë se ende nuk ka informacione zyrtare se sa persona ishin në veturën që ra në ujërat e lumit Vardar.

Nga MPB thonë se në aksionin në Rashçe janë angazhuar edhe pjesëtarët e njësitit “Tigrat”.