Aksion i madh policor në Kosovë, janë goditur rrjeti i skemave piramidale dhe bixhozit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksioneve të fundit policore të zhvilluara në disa rajone të vendit, duke theksuar se lufta kundër kriminalitetit po vazhdon pa kompromis në të gjithë territorin e Kosovës. Ai bëri të ditur se, përveç operacionit anti-drogë në Pejë, Policia e Kosovës ka realizuar edhe një aksion […]
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar pas aksioneve të fundit policore të zhvilluara në disa rajone të vendit, duke theksuar se lufta kundër kriminalitetit po vazhdon pa kompromis në të gjithë territorin e Kosovës.
Ai bëri të ditur se, përveç operacionit anti-drogë në Pejë, Policia e Kosovës ka realizuar edhe një aksion të gjerë në Mitrovicë dhe Vushtrri, ku janë goditur aktivitete të dyshuara kriminale që lidhen me skema piramidale dhe bixhoz të paligjshëm, përcjell “Bota sot”.
Sipas tij, operacionet e tilla dëshmojnë përkushtimin e institucioneve për të garantuar rend dhe ligj në çdo pjesë të vendit.
Shkrimi i plotë:
Në të gjithë territorin e Kosovës, me të njëjtin përcaktim: luftimin e kriminalitetit pa kompromis.
Përveç aksionit anti-drogë në Pejë, mbrëmë u zhvillua edhe një aksion tjetër i madh i Policisë së Kosovës në dhjetëra lokacione të ndryshme në Mitrovicë dhe Vushtrri, me objekt veprimtari të dyshimta në lidhje me veprat penale të organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm. Në këtë aksion të arrestuar përfunduan 26 persona e me rreth 150 mijë euro të sekuestruara. Të përkushtuar për rend dhe ligj. Kudo.