Aktakuza e re ndaj Thaçit, Behramaj: Specialja po mundohet me arsyetu dështimin e saj
Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj Thaçit. Behramaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Specialja e ka humbur betejën juridike kundër Thaçit, duke e thënë se me aktakuzë të re po provon t’ia lë një njollë. Ai tutje është shprehur
Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi që Gjykata Speciale ka ngritur aktakuzë të re ndaj Thaçit.
Behramaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Specialja e ka humbur betejën juridike kundër Thaçit, duke e thënë se me aktakuzë të re po provon t’ia lë një njollë.
Ai tutje është shprehur se Gjykata Speciale po përpiqet të krijojë alibi për ta arsyetuar dështimin e saj.
“Prokuroria e Gjykatës Speciale e ka humbur betejën juridike kundër Hashim Thaçit dhe me aktakuzën e re kinse për pengim të drejtësisë po provon t’ia lë një njollë. Ajo po përpiqet të krijojë alibi për ta aryetuar dështimin e saj se gjoja është penguar prej dikujt që e mbajnë të mbyllur që katër vjet në paraburgim shumë larg Kosovës. Trillimeve të aktakuzës së parë iu ka ardhur fundi. Tash u duhet një episod i ri, gjithsesi i shkurtër, si tentativë për ta shpërlarë veten nga komprometimi më i madh që ia kanë bërë drejtësisë – si vlerë, si koncept e si racionalitet, duke e përdorur gjithë kësaj kohe si vegël politike në duart e tyre!” – ka shkruar Behramaj.