Vesel Krasniqi i reagon Ramush Haradinajt: Fatmir Limaj s’është pronë e askujt, marre t’i thuhet dorë e zgjatur e Serbisë
Vesel Krasinqi nga NISMA Socialdemokrate ka reaguar ndaj komenteve të fundit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, të bëra sonte në emisionin Pressing në T7 të cilat ai i ka cilësuar si “të papranueshme dhe për keqardhje”, sidomos kur drejtohen ndaj kryetarit të NISMAsocialdemokrate, Fatmir Limaj. Në një reagim në Facebook, Krasniqi ka shprehur konsideratë
Vesel Krasinqi nga NISMA Socialdemokrate ka reaguar ndaj komenteve të fundit të kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, të bëra sonte në emisionin Pressing në T7 të cilat ai i ka cilësuar si “të papranueshme dhe për keqardhje”, sidomos kur drejtohen ndaj kryetarit të NISMAsocialdemokrate, Fatmir Limaj.
Në një reagim në Facebook, Krasniqi ka shprehur konsideratë për kontributin e Haradinaj dhe familjes së tij në çlirimin e vendit, por ka kritikuar ashpër fjalorin e përdorur në debatin e mbrëmshëm, që sipas tij nuk i ka hije një ish-kryeministri të vendit.
“Kryetari Limaj asnjëherë nuk ka qenë dorë e zgjatur e Serbisë, siç u tha me të padrejtë nga një bashkëluftëtar. Ai ka kontribuar për vendin si në kohë lufte, ashtu edhe në paqe,” ka theksuar Krasniqi.
Ai gjithashtu ka rikujtuar mbështetjen e pakusht të Limajt për Haradinajn në kohën kur ky i fundit u zgjodh kryeministër, duke vënë në pah se kjo ndihmë kishte ardhur për hir të stabilitetit institucional të vendit.
“Nuk mund të thuhet se Limaj është pronë e dikujt. Ai është lider i një subjekti të konsoliduar me mbi 30 mijë mbështetës, të cilët i kanë besuar për vlerat dhe veprën e tij politike,” ka shtuar Krasniqi.
Në fund të reagimit, ai ka theksuar se NISMA Socialdemokrate mbetet e përkushtuar ndaj interesit të vendit dhe vlerave demokratike, ndërsa ka dënuar ashpër përdorimin e fjalorit denigrues në skenën politike.
“Nuk jemi pronë e askujt. Ne jemi me Fatmir Limajn dhe me NISMAsocialdemokrate,” përfundon reagimi.