Kriza politike- Gjini: LVV po tenton të na shantazhojë
Lidhur me situatën e politike në vend dhe qëndrimet e AAK-së, në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” ka folur Ardian Gjini, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton t’i shantazhojë. “Nëse nuk i kanë numrat është krejt diçka tjetër dhe kjo sjellje është tentim shantazhi nga LVV që ose bëhet siç themi ne ose s’bohet


Lidhur me situatën e politike në vend dhe qëndrimet e AAK-së, në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” ka folur Ardian Gjini, i cili tha se Lëvizja Vetëvendosje po tenton t’i shantazhojë.
“Nëse nuk i kanë numrat është krejt diçka tjetër dhe kjo sjellje është tentim shantazhi nga LVV që ose bëhet siç themi ne ose s’bohet hiç. Kurti i ka pasë dy zgjidhje, e para ka qenë me dhënë dorëheqje prej kryeministrit ose ka mujtë me leshu vendin e deputetit, por ai ka zgjedhur të mos e bëj asnjërën”, tha Gjini.
Ai shtoi se Kurti më shumë e ka pasur që ta vonojë procesin për krijimin e Qeverisë.
Ndër të tjerash, Gjini tha se Kurti është duke e shkelur ligjin që e ka bërë vet.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: