Aktori i “Lord of the Rings” pëson një incident në skenë – rrëzohet gjatë performancës
Aktori Ian McKellen ka pësuar një incident pasi u rrëzua nga pjesa e përparme e një skene gjatë një shfaqjeje të hënën në mbrëmje në West End të Londrës. McKellen, 85 vjeç, po performonte në një skenë beteje në “Player Kings”, e cila bashkon dy nga dramat e Shekspirit, “Henry IV”. BBC raportoi se aktori […]
Aktori Ian McKellen ka pësuar një incident pasi u rrëzua nga pjesa e përparme e një skene gjatë një shfaqjeje të hënën në mbrëmje në West End të Londrës.
McKellen, 85 vjeç, po performonte në një skenë beteje në “Player Kings”, e cila bashkon dy nga dramat e Shekspirit, “Henry IV”.
BBC raportoi se aktori lëndoi këmbën gjatë kohës kur ra, ndërsa u ndezën dritat në Teatrin Noël Coward.
Ai u dërgua në spital dhe performanca e mbrëmjes u anulua.
McKellen është një nga aktorët më të famshëm britanik, në skenë dhe ekran.
Ai luajti si Gandalf në trilogjinë origjinale të filmit “Lord of the Rings” dhe në disa filma X-Men si Magneto.
Ka interpretuar role në shumë shfaqje të Shekspirit për më shumë se gjashtë dekada, duke përfshirë si Hamlet, Richard II dhe King Lear.
Ai luan John Falstaff në “Player Kings”, i cili filloi një seri 12-javore në ëest End në prill.