Aktorja e famshme turke bëhet nënë për herë të parë
Aktorja e njohur turke, Melisa Pamuk, ka sjellë në jetë fëmijën e parë dhe lajmin e lumtur e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj futbollisti, Yusuf Yazici. Partneri ka shpërndarë një foto në Instagram ku tregon dorën e tij e të të porsalindurit dhe ka shkruar: “Dhurata më e mirë për ditëlindjen”. Melisa u […]
Aktorja e njohur turke, Melisa Pamuk, ka sjellë në jetë fëmijën e parë dhe lajmin e lumtur e ka bërë të ditur bashkëshorti i saj futbollisti, Yusuf Yazici.
Partneri ka shpërndarë një foto në Instagram ku tregon dorën e tij e të të porsalindurit dhe ka shkruar: “Dhurata më e mirë për ditëlindjen”.
Melisa u martua fshehurazi me një lojtar të kombëtares turke në maj 2024, ndërsa në shtator zbuloi se ishte në pritje të fëmijës së parë.
Se çifti i famshëm u martua u bë e qartë pasi Pamuk ndryshoi mbiemrin.
Melisa Asli Pamuk e filloi karrierën e saj të aktrimit në moshën 13-vjeçare me një film në Holandë.
Pamuk ishte ‘Miss Turqia’ në konkursin e Miss Turqisë të mbajtur në vitin 2011.
Më pas vendosi të aktrojë, teksa ka marrë pjesë në shumë filma e seriale turke. Njihet më shumë për rolin e Aslisë në serialin “Kara Sevda”.