“VV insiston t’i marrë të gjitha institucionet pa e pasur shumicën”, kritikat që LDK i bëri dje pas dështimit të konstituimit të Kuvendit
Dje dështoi për herë të shtatë tentativa për konstituimin e Kuvendit. Propozimi i Vetëvendosjes për zgjedhjen e Kryeparlamentarit as sot nuk mori votat e mjaftueshme, çka u vendos që seanca të vazhdohet të martën në ora 10:00. Pas dështimit të konstituimit të institucionit ligjvënës, partia e tretë më e madhe në vend, Lidhja Demokratike e
Dje dështoi për herë të shtatë tentativa për konstituimin e Kuvendit. Propozimi i Vetëvendosjes për zgjedhjen e Kryeparlamentarit as sot nuk mori votat e mjaftueshme, çka u vendos që seanca të vazhdohet të martën në ora 10:00.
Pas dështimit të konstituimit të institucionit ligjvënës, partia e tretë më e madhe në vend, Lidhja Demokratike e Kosovës përmes deputetëve të saj ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje të Albin Kurtit po insiston t’i marrë të gjitha institucionet pa e pasur shumicën, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, njëherit deputet ka thënë se i takon Lëvizjes Vetëvendosje të bëjë zgjidhje, pasi me partitë tjera e ka një shumicë minimale.
“I pari të bëjë zgjidhje si i pari, t’i bëjë votat, e ka edhe një shumicë minimale me partitë tjera, nuk e di pse nuk po e bëjnë”, tha ai dje pas dështimit të seancës.
Deputetja Hykmete Bajrami referuar Lëvizjes Vetëvendosje për dështimin sërish të zgjedhjes së Albulena Haxhiut Kryeparlamentare ka përdorur një shprehje të fizicientit Albert Einstein, shkruan Reporteri.net.
Ajo tha se VV-ja një gjë të tillë po e bën për herë të shtatë.
“VV për herë të shtatë pengoi konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Einstein e ka thënë shumë qartë se është çmenduri me përsërit veprimin e njëjte dhe me prit rezultat ndryshe”, tha ajo.
Bajrami theksoi se LDK-ja s’ka votë as për Haxhiun e as ndonjë kandidat tjetër.
“Për LDK mund të them që ne nuk kemi votë për Albulena Haxhiun e as për kandidat tjetër. Zgjedhjet e kanë treguar qartë që askujt s’i kanë dhënë shumicën absolute për formimin e institucioneve të Kosovës”.
“Institucionet konstituohen me marrëveshje politike, dhe siç po e shohim që VV insiston t’i marrë të gjitha institucionet pa e pasur shumicën”, tha ajo.
“Ska forcë politike që e imponon votën e deputetëve të Kuvendit”, tha ajo.
Kurse, deputeti Arben Gashi ka theksuar se situata është për keqardhje me bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, shkruan Reporteri.net.
Ai pret që të gjitha përtitë të tregohen më të përgjegjshme për të gjetur një zgjidhje.
“Është tentimi i radhës për me zgjedh. Duket që jemi në një bllokadë. Për keqardhje situata. Pres që të gjitha partitë duke filluar nga VV të bëhen më të përgjgejgshme dhe të gjendet një zgjidhje”, tha Gashi.
Deputeti i LDK-së tha se s’është kompetencë e Presidentes që të ftohen partitë politike për të zgjidhur këtë bllokadë.
“Mendoj se Presidentja nuk ka kompetencë, është çështje kryekëput e partive politike”, tha ai.