Një i vd’ekur e tre të lënduar: Policia jep detaje për ak’sidentin në Vogovë të Gjakovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet në Vogovë të Gjakovës. Njoftimi: AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET Fsh. Vugovë, Gjakovë/ 27.04.2025-01:55. I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet me ç’rast ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen

Prill 28, 2025 - 11:00
 0  5
Një i vd’ekur e tre të lënduar: Policia jep detaje për ak’sidentin në Vogovë të Gjakovës

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin me fatalitet në Vogovë të Gjakovës.

Njoftimi:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET

Fsh. Vugovë, Gjakovë/ 27.04.2025-01:55. I dyshuari mashkull shtetas i Shqipërisë duke drejtuar automjetin dyshohet se nga pakujdesia ka humbur kontrollin mbi automjet me ç’rast ka shkaktuar vet aksident. Si pasojë lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vetë drejtuesi vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa lëndime trupore kanë pësuar tre viktimat meshkuj shtetas të Shqipërisë të cilët janë duke u trajtuar në spitalin e Gjakovës. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, rasti nën hetime.