Blake Lively shkëlqen në premierën e “Another Simple Favor” me Ryan Reynolds

Blake Lively tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri “Another Simple Favor” në New York, ku u shfaq me bashkëshortin Ryan Reynolds. Aktorja 37-vjeçare shkëlqeu në një fustan blu të ngushtë nga Lorraine Schwartz, që theksonte elegancën e saj, të kombinuar me bizhuteri të thjeshta dhe grim natyral. Ryan, i veshur […]

Prill 28, 2025 - 13:00
 0  3
Blake Lively shkëlqen në premierën e “Another Simple Favor” me Ryan Reynolds

Blake Lively tërhoqi gjithë vëmendjen në premierën e filmit të saj të ri “Another Simple Favor” në New York, ku u shfaq me bashkëshortin Ryan Reynolds.

Aktorja 37-vjeçare shkëlqeu në një fustan blu të ngushtë nga Lorraine Schwartz, që theksonte elegancën e saj, të kombinuar me bizhuteri të thjeshta dhe grim natyral.

Ryan, i veshur me një kostum gri dhe mokasina kafe, qëndroi pranë saj në tapetin e kuq, duke ndarë momente të ëmbla në sy të të gjithëve, shkruan DailyMail.

Çifti, i cili së fundmi mori pjesë edhe në Time100 Gala, dha edhe një herë shembullin e një dashurie të fortë në publik.

Në event ishte e pranishme edhe Anna Kendrick, bashkë-ylli i Lively, me të cilën thuhet se ka pasur tensione lidhur me promovimin e filmit.

Megjithatë, të dyja lanë mënjanë spekulimet dhe pozuan me regjisorin Paul Feig, i cili ka mohuar zërat për konflikte.

“Another Simple Favor”, vazhdimi i filmit të vitit 2018, ndjek personazhet Emily Nelson (Lively) dhe Stephanie Smothers (Kendrick) në një martesë ekstravagante në Capri, Itali. Filmi do të shfaqet më 1 maj.

Premiera vjen pak ditë pas fjalimit të Lively në Time100 Gala, ku ajo foli për fuqizimin e grave dhe aludoi për sfidat e fundit personale, përfshirë një betejë ligjore me ish-bashkëpunëtorin Justin Baldoni.