Akuza të ndërsjella për korrupsion në Ministrinë e Izet Mexhitit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) denoncon, sipas tyre, skandalin e rëndë që po ndodh në Ministrinë e Mjedisit, ku pas një kontrolli nga Inspektorati për Administratë, është vërtetuar keqpërdorimi i The post Akuza të ndërsjella për korrupsion në Ministrinë e Izet Mexhitit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

shkurt 22, 2025 - 17:00
 0  5
Akuza të ndërsjella për korrupsion në Ministrinë e Izet Mexhitit

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) denoncon, sipas tyre, skandalin e rëndë që po ndodh në Ministrinë e Mjedisit, ku pas një kontrolli nga Inspektorati për Administratë, është vërtetuar keqpërdorimi i detyrës zyrtare nga ana e ministrit Izet Mexhiti dhe stafit të tij në kabinet, shkruan Flaka Media

“Në bazë të vendimit të Inspektoratit Administrativ me numër 11-1653/2024, të datës 17.01.2025, Izet Mexhiti është zhveshur nga të gjitha kompetencat e tij, të cilat janë transferuar në Drejtorinë e Mjedisit. Ky institucion, që deri në mandatin e BDI-së udhëhiqej nga një kuadër shqiptar, tani është vënë nën kontrollin e një drejtori të emëruar nga VMRO- DPMNE-së.

Me këtë vendim, thonë nga BDI, Drejtori i ri është urdhëruar që të mos dërgojë për nënshkrim në kabinetin e Mexhitit asnjë dokument nga sektorët kryesorë të ministrisë, përfshirë Sektorin e Natyrës, Ujërave, Mbeturinave, Mjedisit dhe Ndotjes Industriale. Këta sektorë përbëjnë mbi 70% të kompetencave të Ministrisë së Mjedisit, duke e bërë këtë akt një zhvillim të paprecedentë.

“Ky veprim ka ardhur si pasojë e ankesave dhe denoncimeve të shumta nga qytetarë dhe kompani, të cilët janë kushtëzuar nga kabineti i Mexhitit për të dhënë ryshfet në këmbim të shërbimeve administrative. Kjo është dëshmia më e qartë e kapjes së institucioneve nga korrupsioni dhe paaftësia e qeverisë aktuale për të garantuar një administratë të pastër dhe funksionale. BDI dënon ashpër këtë situatë dhe i bën thirrje organeve të drejtësisë që të nisin menjëherë hetimet për përgjegjësit, si dhe të sigurojnë që qytetarët dhe bizneset të mos jenë më viktima të shantazhit dhe korrupsionit shtetëror”, thonë nga BDI nga ku shprehen që kjo parti do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve dhe të denoncojë çdo përpjekje për keqpërdorim të pushtetit nga zyrtarët e paaftë dhe të korruptuar.

Flasin nga MMJPH

Me dy ndryshimet e fundit në Ligjin ekzistues për mbikqyrjen Inspektuese në dhjetor të 2024 dhe janar të 2025, Inspektorati Shtetëror i Mjedisit Jetësor (ISHMJ) si dhe 14 inspektoratet e tjera shtetërore vazhdojnë të funksionojnë si organe në përbërje të ministrisë amë.

“Kjo do të thotë se Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH), sipas procedurës, me marrëveshje, merr përsipër punonjësit, sendet e luajtshme dhe të paluajtshme, dokumentacionin, kërkesat dhe përmbushjen e detyrimeve, mjetet për punë, si dhe të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin nga lidhja e kontratave të shërbimeve inspektuese, të krijuara deri në ditën kur ky ligj hyn në fuqi, me çka në fakt ISHMJ vazhdon të punojë pa cilësinë e personit juridik dhe buxhetin nga linja e parë”.”, thonë nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Financat, vijon kumtesa, do të administrohen si një Nënprogram i veçantë në Buxhetin e Ministrisë, por ISHMJ, përkatësisht inspektorët, do të vazhdojnë të kenë autonominë në zhvillimin e procedurave inspektuese.

“Aktiviteti kryesor i Inspektoratit Shtetëror për Mjedisin, sipas rregulloreve, është të kryejë mbikëqyrje mbi aktet administrative që lëshon MMJPH, lejet e integruara ekologjike A dhe elaboratet, ose të kryejë mbikëqyrje mbi zbatimin e kushteve të përcaktuara në to. Me përfshirjen e tij pritet përmirësimi i koordinimit në zbatimin e politikave për përballjen me ndotjen e mjedisit dhe me mbetjet. Në lidhje me numrin e inspektorëve shtetërorë, vlerësimi tregon se për të mbuluar nevojat për inspektim në fushën e mjedisit në nivel shtetëror, nevojiten rreth 40 inspektorë shtetërorë”, kumtuan nga ministria.

Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, vijon kumtesa, me marrjen e ISHMJ-së, merr gjithashtu edhe planet e tij për punësim dhe avancim, të cilat do të jenë të harmonizuara me planet për punësim dhe avancim të Ministrisë.

Reagim nga koalicioni VLEN

Bashkimit Demokratik për Integrim nuk mund të pajtohet me faktin se populli shqiptar ia morri ingerencat për të udhëhequr me të, pas 22 vjet dështimesh të njëpasnjëshme, keqmenaxhimit dhe korrupcionit masiv, reaguan nga VLEN.

“Izet Mexhiti, si Ministër i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Lëvizja Demokratike dhe koalicioni VLEN, i kanë të gjitha kompetencat nga qytetarët, Ligji dhe Kushtetuta për të menaxhuar me institucionet, me kapacitet të plotë, dhe me projekte që realizohen në të mirë të qytetarëve gjithandej vendit, e jo siç ka bërë BDI për një grusht njerëzish dhe familjarët e tyre që janë pasuruar pa meritë në kurriz të popullit shqiptar. BDI nuk mund të pajtohet me faktin se Izet Mexhiti për 6 muaj qeverisje po realizon projekte të cilat ata për 22 vite as që i kanë paramenduar”.”, vijon kumtesa nga VLEN.

Bashkimi Demokratik për Integrim, thonë nga VLEN, për 22 vjet nuk ka kuptuar se organet qeveritare siç janë ministritë, nuk udhëhiqen nga letrat e arkivuara, por nga ligjet dhe Kushtetuta.

“Këtë nuk e kanë mësuar për 22 vjet në pushtet, por tani në opozitë e kanë mundësinë për të mësuar se si udhëhiqet shteti. Ne do të vazhdojmë mandatin me sanimin e politikave të gabuara 22 vjeçare të BDI-së, që kanë lënë shenja plage në të gjitha instutucionet në nivel lokal dhe qëndror. Kompetenca e vetme që i ka ngelur BDI-së opozitare, është ajo se personat nga Lista e Zezë amerikane edhe më tej ua kontrollojnë kanalet e komunikit me publikun”, vijon kumtesa e tyre.

Për në fund, shtojnë nga VLEN, lidhur me kompetencat që cekë BDI, i përkujtojmë se kompetencat dhe ingerencat ndaj inspektorateve që iu morrën atyre para 10 viteve, kjo qeveri i ka kthyer nën ministritë e ndryshme, aty ku e kanë vendin, për të cilën gjë  BDI nuk guxoi ta thotë as edhe një fjali të vetme, nga frika se po i humb benefitet e një grupi nga kupola e tyre. Këto inspektorate, tani janë rikthyer nën ingerencat e ministrive nga qeveria aktuale. Flaka Media

The post Akuza të ndërsjella për korrupsion në Ministrinë e Izet Mexhitit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .