Pas vrasjes së rreshterit Muhamet Lika, shkarkohet komandanti i Policisë në Kaçanik
Tri javë pas ngjarjes tragjike në Kaçanik, Policia e Kosovës ka marr vendim për ndryshime të hiarkisë në statcionin policor atje. Sipas burimeve të FrontOnline Emrush Lalinovci është emruar në pozitën e Komandantit të Statcionit Policor në Kaçanik, pozitë të cilën ishte duke e mbajtur deri tani Halim Shehu. Se a ka lidhje ky ndryshim


Tri javë pas ngjarjes tragjike në Kaçanik, Policia e Kosovës ka marr vendim për ndryshime të hiarkisë në statcionin policor atje.
Sipas burimeve të FrontOnline Emrush Lalinovci është emruar në pozitën e Komandantit të Statcionit Policor në Kaçanik, pozitë të cilën ishte duke e mbajtur deri tani Halim Shehu.
Se a ka lidhje ky ndryshim i kësaj pozite, me vrasjen makabre në Kaçanik, për FrontOnline ka folur Policia e Kosovës.
Policia e Kosovës në një përgjigjie për FrontOnline ka bërë të ditur se ka ndërmarrë ndryshime të reja në strukturën menaxheriale të Stacionit Policor në Kaçanik, duke caktuar komandantin dhe shefin e ri të hetimeve.
Vendimi është marrë nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, në kuadër të rregulloreve dhe procedurave të brendshme të institucionit.
“Policia e Kosovës (PK), në rregulloret dhe procedurat e parapara, si dhe në përgjegjësinë e plotë të strukturës organizative dhe strukturës së personelit policor, bëjnë sistemimin/caktimin e zyrtarëve policorë në detyra të caktuara,” thuhet në përgjigjien Policisë.
Policia nënvizon se inspektimi dhe mbikëqyrja e vazhdueshme e stafit menaxherial është një praktikë standarde e institucionit.
“Policia e Kosovës në vazhdimësi ka në inspektimin e stafit menaxherial dhe njësitë kompetente lidhur me mua, detyrat dhe kryerjen e detyrave të punës, dhe vendimet e gjetura nga përgjegjësitë e tyre janë mëtjeshme,” thuhet më tej në përgjigjien e tyre, drejtuar FrontOnline.
Rreshteri i Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika u qëllua me katër plumba në hyrje të banesës së tij, më 1 prill 2025.
Më 21 prill u zhvillua një aksion i madh i Policisë ku u arrestuan Rreshteri i Policisë së Kosovës në Kaçanik, Muhamed Lika qëllohet me katër plumba në hyrje të banesës së tij.
Dorasi ishte i mitur në kohën kur kreu vrasjen. 6 të tjerë janë arrestuar për planifikimin dhe organizimin e vrasjes së policit.