Rama nga Skrapari: Vota e 11 majit për ta shtyrë Shqipërinë drejt BE!
Kryesocialisti Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Skrapar, nga ku po zhvillon një takim me banorët e zonës në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit. Në fjalën e tij, Rama theksoi se më 11 maj duhet një votë e vendosur për ta çuar Shqipërinë sa më shpejt në Bashkimin Evropian Pjesë nga fjala […]

Kryesocialisti Edi Rama ndodhet pasditen e sotme në Skrapar, nga ku po zhvillon një takim me banorët e zonës në kuadër të fushatës zgjedhore të 11 majit.
Në fjalën e tij, Rama theksoi se më 11 maj duhet një votë e vendosur për ta çuar Shqipërinë sa më shpejt në Bashkimin Evropian
Pjesë nga fjala e Ramës:
Më 11 maj ne të gjithë do shkojmë në zgjedhje jo si gjithmonë për të caktuar një qeveri. Por do shkojmë në zgjedhje në takim me historinë. Do duhet të bëhemi sa më shumë, sa më të bashkuar për të vendosur me votën tonë krijimin e një fuqie më të madhe vendimmarrëse. Që këtë mundësi të madhe, dera për në BE, ne ta shfrytëzojmë duke mbyllur negociatat brenda 2027-ës.
I mbyllim vetëm nëse kemi një fuqi që na jep mundësinë që të gjithë ato që diskutojmë në tryezë, në të gjithë drejtimet të mund t’i bëjmë pa hasur pengesa në parlament, pa pasur në këmbë speciet e kënetës. Ta shtyjmë fort Shqipërinë për në BE dhe të thajmë kënetën. Është bërë pengesë e vazhdueshme e këtij vendi.
E keni parë se ajo që kemi arritur me vendosjen e barazisë para ligjit, në anën tjetër kemi bufin e kënetës se përbetohet me votën e shqiptarëve do ta përmbysë reformën në drejtësi. Ne nuk lejojmë që historia të kthehet aty ku ishte. Vetëm duke e futur Shqipërinë në BE, garantojmë për brezat se barazia para ligjit është e paprekshme.