Akuzë për ndërhyrje në tender – Kallëzim penal ndaj udhëheqësit të KRU “Gjakova” Hasan Krasniqi (dokument)

Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në proceset e prokurimit publik që lidhen me një tender të shpallur nga kjo ndërmarrje, raporton portali Front Online. Sipas dokumentit të siguruar nga Front Online, kallëzimi penal ngre dyshime serioze për shkelje ligjore

Mars 17, 2025 - 23:00
 0  4
Akuzë për ndërhyrje në tender – Kallëzim penal ndaj udhëheqësit të KRU “Gjakova” Hasan Krasniqi (dokument)
akuze-per-nderhyrje-ne-tender-–-kallezim-penal-ndaj-udheheqesit-te-kru-“gjakova”-hasan-krasniqi-(dokument)

akuze-per-nderhyrje-ne-tender-–-kallezim-penal-ndaj-udheheqesit-te-kru-“gjakova”-hasan-krasniqi-(dokument)

Kompania “Ilir Noshi B.I” ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj kryeshefit ekzekutiv të KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi, për ndërhyrje të dyshuara në proceset e prokurimit publik që lidhen me një tender të shpallur nga kjo ndërmarrje, raporton portali Front Online.

Sipas dokumentit të siguruar nga Front Online, kallëzimi penal ngre dyshime serioze për shkelje ligjore nga ana e Krasniqit.

Ai po akuzohet për një sërë veprash penale, përfshirë: cenimin e barazisë në ushtrimin e veprimtarisë ekonomike, shkeljen e parimit të trajtimit të barabartë të qytetarëve dhe banorëve të Republikës së Kosovës, keqpërdorimin e pozitës zyrtare dhe mashtrimin në procedurat e prokurimit publik.

“Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri, duke shfrytëzuar detyrën apo autoritetin e tij zyrtar, ka keqpërdorur pozitën për të ndikuar në mënyrë të kundërligjshme në procedurat e prokurimit publik, duke shkaktuar dëm financiar dhe konkurrencë të pabarabartë ndaj kompanisë sonë”, përshkruhet në Kallëzimin penal.

Në bazë të shkresës, veprimet e kryeshefit Hasan Krasniqi paraqesin ndërhyrje të qartë dhe të paligjshme në procesin e prokurimit publik, me ndikim të drejtpërdrejtë në përzgjedhjen e operatorëve ekonomikë. Kjo, sipas kallëzimit, ka cenuar rëndë parimet themelore të konkurrencës së ndershme, transparencës dhe trajtimit të barabartë në procedurat e tenderimit.