Çerkini për politikanët: Si të del në tv dhe thotë unë jam i sinqert, s’ka kurgjo prej tij!
Fisnik Çerkini nga magazina “Coolnfresh” ishte sonte pjesë e emisionit “Adresa” në Kanal10. Çerkini ka theksuar nevojën e ndërrimit të pushtetit dhe bashkimin e partive politike nëpërmjet koalicioneve. “Mirë është me ndërru pushteti, ne tani kur u bëmë 50% sa ishte mirë ndoshta s’ishte edhe aq mirë. Jemi në demokraci, bën me pas koalicion. Tek
Fisnik Çerkini nga magazina “Coolnfresh” ishte sonte pjesë e emisionit “Adresa” në Kanal10.
Çerkini ka theksuar nevojën e ndërrimit të pushtetit dhe bashkimin e partive politike nëpërmjet koalicioneve.
“Mirë është me ndërru pushteti, ne tani kur u bëmë 50% sa ishte mirë ndoshta s’ishte edhe aq mirë. Jemi në demokraci, bën me pas koalicion. Tek ne ka ndodh një send të pakten prej kur VV-ja u bë. Ne e asociojna njeriun e keq automatikisht me një parti. Nuk po them që krejt janë të mirë. Në VV ka njerëz të mirë, në PDK ka njerëz të mirë, edhe ata njerëz ia vlen me i çu përpara”, tha Çerkini.
Çerkini ka theksuar se premtimet e politikanëve kanë humbur vlerën ndër vite, duke thënë se “kur thonë që janë të sinqertë prej tyre s’ka asgjë”.
“Po e bëjmë një gabim, në momentin që po e shohim që një person është në një parti po ia veshim autoritetin. Është bë njëfarë ligji i moralit. Si të del në televizion dhe të thotë unë jam i sinqert prej tij s’ka kurgjo hiç”, shtoi ai. /GAZETA10/