Albin Kurti: Mërgata në Amerikë, hisedare historike për arritjet e rëndësishme të vendit tonë
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u takua me mërgimtarë në ShBA. Ai tha se mërgata jonë në Amerikë është hisedare historike për arritjet e rëndësishme të vendit tonë, nga organizimi, avokimi e lufta për çlirim, tek ekonomia, mirëqenia, demokracia e zhvillimi në paqe. I mirëpresim sa herë që vijnë në Kosovë. Përveç se i mirëpresim


Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, u takua me mërgimtarë në ShBA.
Ai tha se mërgata jonë në Amerikë është hisedare historike për arritjet e rëndësishme të vendit tonë, nga organizimi, avokimi e lufta për çlirim, tek ekonomia, mirëqenia, demokracia e zhvillimi në paqe. I mirëpresim sa herë që vijnë në Kosovë.
Përveç se i mirëpresim ne ata sa herë që vijnë në Kosovë, edhe ata na mirëpresin neve sa herë që ne shkojmë atje, tha Kurti.
“Faleminderit Federatës Pan-Shqiptare VATRA dhe Shoqatës “PEJA” për pritjen dje dhe për kontributin e tyre të përditshëm”, shtoi tutje Kurti.
Postimi i plotë:
