Ali Ahmeti: Bashkimi dhe përkushtimi shqiptar, forca jonë për të ardhmen

Lideri i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Ali Ahmeti, mori pjesë në dy tubime të rëndësishme në Bogovinë dhe Bërvenicë, ku theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit të qytetarëve për The post Ali Ahmeti: Bashkimi dhe përkushtimi shqiptar, forca jonë për të ardhmen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

tetor 7, 2025 - 16:00
 0
Ali Ahmeti: Bashkimi dhe përkushtimi shqiptar, forca jonë për të ardhmen

Lideri i Aleancës Kombëtare për Integrim (AKI), Ali Ahmeti, mori pjesë në dy tubime të rëndësishme në Bogovinë dhe Bërvenicë, ku theksoi rëndësinë e bashkimit dhe përkushtimit të qytetarëve për progresin e komuniteteve shqiptare.

Bogovinë, Ahmeti tha:
Mbrëmë foli me zemër të madhe shqiptare! Një tubim që na dha energji, besim dhe krenari për të ecur përpara. Kandidati ynë, Besnik Emshiu, do të jetë zëri i qytetarëve, njeriu i punës dhe përkushtimit për çdo fshat e çdo familje të kësaj komune. Falënderim për mikpritjen e ngrohtë dhe përkrahjen madhështore!

Ndërsa në Bërvenicë, ai theksoi fuqinë e bashkimit dhe besimit:
Mbrëmë u ndje fuqia e bashkimit dhe besimit. Me kandidatin për kryetar komune, Enver Pajazitin, dhe me mbështetjen e çdo qytetari që beson në progres dhe dinjitet, po hapim një kapitull të ri për Bërvenicën. Fitorja e 19 tetorit do të jetë fitore e bashkimit shqiptar dhe e Aleancës Kombëtare për Integrim!

Tubimet e zhvilluara shërbyen për të mobilizuar qytetarët dhe për të nxitur pjesëmarrjen e tyre aktive në procesin zgjedhor, duke rikthyer besimin tek vizioni i AKI-së për zhvillim dhe bashkim të komuniteteve shqiptare. Gazeta Flaka

The post Ali Ahmeti: Bashkimi dhe përkushtimi shqiptar, forca jonë për të ardhmen appeared first on Flaka, në çdo lajm... .