Me zemër për të moshuarit – Iniciativa e Bujar Osmanit
Kandidati për Kryetar komune në Çair, Bujar Osmani, prezantoi sot Programin “Me zemër për të moshuarit”, duke theksuar se kujdesi ndaj të moshuarve nuk është vetëm një detyrim ligjor, por The post Me zemër për të moshuarit – Iniciativa e Bujar Osmanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .
Kandidati për Kryetar komune në Çair, Bujar Osmani, prezantoi sot Programin “Me zemër për të moshuarit”, duke theksuar se kujdesi ndaj të moshuarve nuk është vetëm një detyrim ligjor, por një shprehje e njerëzillëkut dhe respektit për ata që ndërtuan komunitetin.
“Ata e ndërtuan këtë qytet dhe këtë komunitet. Ata e meritojnë mbështetjen tonë sot, kur ajo u duhet më shumë,” tha Osmani gjatë prezantimit.
Programi përfshin:
- Kartela “Vitet e Arta” – mundëson zbritje në farmaci, markete, institucione kulturore dhe shërbime të tjera me interes publik;
- Mbështetje financiare prej 2.500 denarësh për pensionistët me të ardhura më të ulëta, me synim që gradualisht të rritet në 5.000 denarë;
- Subvencione për kujdes cilësor dhe ndihmë në kushte shtëpiake, për të mundësuar që të moshuarit të qëndrojnë në shtëpitë e tyre pranë familjes;
- Ekuipa shëndetësore mobile dhe klube të reja pensionistësh, për të garantuar siguri, dinjitet dhe bashkësi, duke luftuar izolimin social.
“Këto nuk janë premtime, kjo është detyra jonë
me respekt, me zemër dhe me vepra!” – përfundoi Osmani.
Programi synon të sigurojë mbështetje reale, të qëndrueshme dhe njerëzore për të moshuarit në komunë, duke përmirësuar cilësinë e jetës dhe përfshirjen e tyre në komunitet. Gazeta Flaka
The post Me zemër për të moshuarit – Iniciativa e Bujar Osmanit appeared first on Flaka, në çdo lajm... .