Ali Ahmeti me kritika nga Çairi për faktorin shqiptar
Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka takuar qytetarët e Çairit. Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj faktorit shqiptar duke thënë “Faqja e zezë u qoftë, kanë dëmtuar gjithandej”. “Nuk mendoj që rrugët tona që na presin përpara janë të shtuara me gjethe dafini, sigurisht që janë të vështira, por edhe […]

Bashkimi Demokratik për Integrim sot ka takuar qytetarët e Çairit. Kryetari i kësaj parti, Ali Ahmeti, është drejtuar me kritika ndaj faktorit shqiptar duke thënë “Faqja e zezë u qoftë, kanë dëmtuar gjithandej”.
“Nuk mendoj që rrugët tona që na presin përpara janë të shtuara me gjethe dafini, sigurisht që janë të vështira, por edhe më të vështirë e kanë bërë këta tanët që faqja e zezë u qoftë sepse nuk kanë mësuar histori kombëtare se gjithmonë e keqja ka ardhë nga tanët. Kanë dëmtuar gjithandej që ne na duhet shumë kohë për riparim”, tha Ahmeti.