Kontestohet themelimi i medresesë “Isa Beu”, në Shkup, vjen reagimi nga BFI!
Bashkësia Fetare Islame ka reaguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Qeverisë, i cili dha dritën jeshile për themelimin e “Medresesë The post Kontestohet themelimi i medresesë “Isa Beu”, në Shkup, vjen reagimi nga BFI! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .

Bashkësia Fetare Islame ka reaguar në Gjykatën Kushtetuese lidhur me hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Qeverisë, i cili dha dritën jeshile për themelimin e “Medresesë Isa Beu” si shkollë e mesme.
Nga BFI nënvizojnë faktin që Akti për themelimin e Medresesë̈ është sjellë në saje të Ligjit për arsimin e mesëm (“Gazeta Zyrtare” e RM-së, nr. 64/18) në procedurë transparente duke kaluar të gjitha filtrat e përcaktuar nga ligjvënësi ashtu siç subjektet tjera fizike e juridike kanë themeluar dhe themelojnë̈ institucione arsimore në vend.
“Mbetemi, skajshmërisht të habitur me faktin se si Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë një “akt pëlqimi” kur mirëfilli dihet se e njëjta shqyrton iniciativa për vlerësimin e kushtetutshmërisë së një ligji dhe dispozitave të përgjithshme juridike. Është për tu habitur se si shumica e gjyqtarëve kushtetues i vë mision vetes që të mbrojë sekularizmin ndërsa sekularizmi nuk përmendet askund në Kushtetutën e RMV-së?!”.
BFI thekson se me keqardhje konstatojnë se në Ballkan vetëm vendi ynë nuk akrediton shkollat e Bashkësive fetare që është një rast nonsens për kohën në të cilën jetojmë. Por nga BFI sigurojnë nxënësit e Medresesë të qëndrojnë të qetë se BFI e RMV-së, në koordinim dhe bashkëpunim me Qeverinë e RMV-së, institucionet tjera relevante, faktorin politik dhe atë ndërkombëtar ka sendërtuar dhe do sendërtoj mekanizma për të siguruar vazhdimësi të akreditimit tani më të arritur të Medresesë.
“Me një vigjilencë dhe përpjekje maksimale dy vjeçare akredituam, po me të njëjtën vigjilencë dhe përpjekje do të sigurojmë që nxënësve të Medresesë të mos u cënohet e drejta për shkollim, t’u garantohet barazia dhe t’u sigurohen kushte që krah më krah me nxënësit tjerë të shkollave të akredituara t’i kontribuojnë vendit dhe shoqërisë, sepse fundja edhe ata janë bijë dhe bija konstruktivë dhe qytetar lojal të kësaj shoqërie. Mbesim me shpresë se Gjykate Kushtetuese do të reflektojë dhe do të sjellë vendim të duhur dhe të drejtë në dobi të nxënësve me çka do të ruaj epitetin e gardianit të lirive dhe të drejtave të njeriut, të garantuara me Kushtetutë.Qëllimi kryesor është mundësimi dhe e drejta që nxënësve, Medresesë, t’ju jepet e drejta e maturës shtetërore si gjithë nxënësit e tjerë”, theksojnë nga BFI.
The post Kontestohet themelimi i medresesë “Isa Beu”, në Shkup, vjen reagimi nga BFI! appeared first on Flaka, në çdo lajm... .