Alqilea Bollano, kryetari i ri i komanduar i Himarës/ Reagon Fredi Beleri

Pas dorëheqjes së Blerina Balës dy ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Himarës ka emëruar ditën e sotme kryetarin e ri të bashkisë, i cili do të jetë Arqile Bollano. Bollano do të kryejë fuksionin  e tij si kryetar i komanduar. Për këtë ka ardhur edhe një reagim nga kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi […]

qershor 7, 2024 - 19:30
 0  11
Alqilea Bollano, kryetari i ri i komanduar i Himarës/ Reagon Fredi Beleri

Pas dorëheqjes së Blerina Balës dy ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Himarës ka emëruar ditën e sotme kryetarin e ri të bashkisë, i cili do të jetë Arqile Bollano.

Bollano do të kryejë fuksionin  e tij si kryetar i komanduar.

Për këtë ka ardhur edhe një reagim nga kryetari i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri.

Nga burgu ku ndodhet prej një viti, Beleri shprehet se Rama duke vendosur në krye të Himarës një dështak, do  të përfitojë nga pasuritë e Himarës, pronat, ujin dhe detin e saj.

Reagimi i plotë i Fredi Belerit:

“Sot, Partia Socialiste dhe Kryeministri Rama, nëpërmjet veglave të korruptuara që i shërbejnë në mënyrë të papërgjegjshme dhe përmes forcës së pushtetit politik, kanë konsumuar grabitjen e radhës së sovranitetit të popullit të Himarës duke caktuar si “kryetar të emëruar” një të pavotuar, një njeri që nuk përfaqëson askënd, një shërbëtor të pushtetit dhe një dështak në administrimin e Himarës. Vendosja në krye të Bashkisë e ndihmësit nr. 1 të dështakut Jorgo Goro, servilit Arqilea Bollano, tregon se Rama përfiton nga pasuritë e Himarës, pronat e saj, ujin dhe detin, duke gjetur vegla më të mira për të grabitur se ky lake i verbër.

Hajdutëria e “kryetarit të pavotuar” e dokumentuar në 200 faqe raport nga kontrolli i KLSH-së dhe 10 milionë euro abuzime me tendera, është unaza që e mban për hundë të zgjedhurin e Partisë në pushtet. I premtoj popullit të Himarës se shumë shpejt kjo bandë që ka uzurpuar Bashkinë Himarë dhe abuzon çdo ditë me pushtetin e pamerituar, të vjedhur dhe të sajuar nëpërmjet makinacioneve politike të ulëta, do të dalë para drejtësisë me çdo kusht! Falënderoj nga zemra çdo qendërshtar, çdo këshilltar të ndershëm, çdo qytetar të Himarës që po i kundërvihet autokracisë së instaluar në vend dhe premtoj se do të angazhohem personalisht më fuqishëm se kurrë për të demaskuar dhe luftuar këtë kastë dhe regjim autokratik. Së bashku jemi më të fortë!”, shkruan Beleri.